12.5 C
Tirana
Sunday, October 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCovid-19/ 22 viktima në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19/ 22 viktima në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Njëzet e dy viktima nga koronavirusi u konfirmuan të mërkurën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 1,894 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 14,284 mostrave.

Shndërruar në përqindje, i bie që 13% e të testuarve kanë dalë pozitivë.

 Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

Në raport po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin paraprak, 1,354 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 27,404.

Deri të mërkurën, në Kosovë janë dhënë mbi 841,000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 284,269 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat