27.4 C
Tirana
Friday, July 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëmet në pronë, Shqipëri dhe Kosovë: SIGAL mbi 35% të të gjithë...

Dëmet në pronë, Shqipëri dhe Kosovë: SIGAL mbi 35% të të gjithë dëmshpërblimeve të tregut

Sipas raportit zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL në Shqipëri dëmshpërbleu 1.46 milionë euro dëme në pronë, nga 4.18 milionë euro që pagoi e gjithë industria e sigurimeve të jojetës e përbërë nga tetë kompani.

34.93% e dëmshpërblimeve të industrisë siguruese shqiptare, në pronë, paguhet nga SIGAL Insurance Group.

Edhe në Kosovë situata paraqitet e ngjashme.

SIGAL dëmshpërbleu 399 mijë euro, nga 1.095 milionë euro që pagoi i gjithë tregu kosovar i sigurimeve, i përbërë nga 9 kompani aktive në jojetë.

36.41% e dëmshpërblimeve të industrisë siguruese të jojetës në Kosovë, për dëmet në pronë, e pagoi SIGAL Insurance Group.

Përkatësisht SIGAL Insurance Group pagoi 35.24% të të gjitha dëmshpërblimeve të industrisë për dëmet në pronë, ose 1.86 milionë euro, nga 5.27 milionë euro që paguan dy segmentet e jojetës në të dy shtetet.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat