Sigurime.Online jua sjell të plotë rrëfimin e një zotërie, në të gjashtëdhjetat, i cili në vitin e tretë të rinovimit të sigurimit të tij shëndetësor në SIGAL, u diagnostifikua me një tumor shumë të rrallë në një spital privat në Tiranë. Nëpërmjet imunoterapisë dhe terapisë së targetuar, një metodë shumë moderne e njëherësh shumë e kushtueshme, zotëria vijon të kurohet jashtë vendit për këtë sëmundje falë sigurimit shëndetësor.
Dëshmia:
“Duke pasur parasysh mangësitë infrastrukturore dhe mungesën e medikamenteve që ekzistojnë në strukturat publike shëndetësore, përveç kontributit që jap për sigurimet shoqërore, vendosa të sigurohem edhe me sigurimin shëndetësor të SIGAL.
Jam i siguruar prej shumë vitesh. Gjatë dy viteve të para nuk pata asnjë problem apo ngjarje shëndetësore. Megjithatë, vazhdova ta paguaj dhe ta rinovoj policën, sepse problemet shëndetësore janë gjithmonë të papritura.
Pikërisht në vitin e tretë të rinovimit të sigurimit tim shëndetësor më ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, e cila kërkoi një ndërhyrje kirurgjikale radikale. Operacioni u krye në një spital privat në Tiranë dhe të gjitha shpenzimet u mbuluan nga SIGAL.
Përveç kësaj, pas konfirmimit të diagnozës, e cila ishte shumë e rëndë, rezultoi e domosdoshme që trajtimi të vazhdonte në një spital privat jashtë Shqipërisë. Diagnoza ime ishte një tumor shumë i rrallë, për të cilin nuk ekzistojnë ende studime të mjaftueshme dhe, për rrjedhojë, as trajtime bashkëkohore të konsoliduara.
Duke pasur parasysh se jashtë Shqipërisë ekzistojnë mundësi më të avancuara, si nga ana logjistike ashtu edhe nga ajo terapeutike, u trajtova dhe vazhdoj të trajtohem prej disa vitesh në një spital jashtë vendit.
Kostoja e trajtimit ishte jashtëzakonisht e lartë. Fillimisht, preventivi ishte rreth 4 000 euro çdo tre javë, pasi çdo tre javë zhvillohej seanca e imunoterapisë. Më pas, sipas skemës së re të imunoterapisë dhe terapisë së targetuar, kostoja arriti në rreth 8 500–9 000 euro çdo 28 ditë. Ky është një rast shumë specifik, i lidhur me karakteristikat e veçanta të organizmit tim.
Fillimisht, trajtimi ishte parashikuar të zgjaste rreth një vit deri në një vit e gjysmë. Megjithatë, duke parë ecurinë e sëmundjes dhe vlerësimet mjekësore, u pa e arsyeshme që ai të zgjatej edhe në një fazë të dytë.
Vetëm falë sigurimit pata mundësinë të trajtohem jashtë Shqipërisë dhe vazhdoj të trajtohem edhe sot. Nëse nuk do të isha i siguruar në SIGAL, do të ishte një pikëpyetje e madhe nëse sot do të isha ende gjallë, sepse nuk do të kisha pasur mundësi financiare, as personalisht dhe as familjarisht, për të përballuar këto kosto.
Mbështetja financiare nuk është thjesht një element i rëndësishëm, por është thelbësore, sidomos për sëmundje kritike, trajtimet e të cilave kushtojnë jashtëzakonisht shumë dhe janë të papërballueshme jo vetëm për një të punësuar si unë, por shpesh edhe për njerëz që kanë biznese.
Nga ana tjetër, familja ime ndihet e qetë dhe e sigurt, sepse e di që, nga pikëpamja financiare, trajtimi im vazhdon të mbulohet nga SIGAL. Pikërisht për shkak të përvojës sime, edhe anëtarët e tjerë të familjes janë siguruar pranë SIGAL.
Dëshiroj të theksoj edhe një aspekt kulturor. Shqiptarët sigurojnë automjetet, të cilat në fund të fundit janë një mjet material, por shpesh neglizhojnë të sigurojnë shëndetin e tyre. Në një moment njeriu ndihet mirë dhe mendon se gjithçka do të vazhdojë kështu, por fatkeqësisht shëndeti mund të sjellë papritur surpriza shumë të hidhura, me kosto jashtëzakonisht të larta, të cilat janë tepër të vështira për t’u përballuar me të ardhurat personale.
Për këtë arsye, të mendosh për një ditë të vështirë kur je në ditë të mira është zgjedhja më e mençur. Sigurimi nuk blihet kur ke nevojë për të, por shumë më parë. Pikërisht atëherë ai bëhet garancia më e madhe për jetën, shëndetin dhe sigurinë financiare të familjes.
Nuk dua të flas në përgjithësi apo ex cathedra. Flas vetëm mbi bazën e përvojës sime personale. Duke pasur parasysh mbështetjen, gatishmërinë dhe korrektësinë që SIGAL ka treguar gjatë gjithë kësaj periudhe, duke mbuluar një trajtim shëndetësor me kosto jashtëzakonisht të larta, i bëj thirrje të gjithëve të heqin dorë nga mosbesimi dhe dilemat. Zgjidhja më e mirë dhe më racionale është të sigurojmë jo vetëm automjetin dhe pronën, por mbi të gjitha shëndetin dhe jetën.
Në fund, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj kompanisë së sigurimeve SIGAL, e cila më është gjendur pranë në një nga periudhat më të vështira të jetës sime, si nga ana shëndetësore, ashtu edhe nga ajo ekonomike, duke më dhënë mundësinë të vazhdoj trajtimin dhe të shpresoj për të ardhmen.”
SIGAL në Shqipëri paguan 46.52% të totalit të dëmshpërblimeve në industrinë e sigurimeve të jojetës, segment ku operojnë tetë kompani.
139,757,000 lekë, ose afërsisht 1.5 milionë euro u dëmshpërblyen për klientët e siguruar me një nga sigurimet e shëndetit në SIGAL vetëm për periudhën janar-maj 2026.
300,453,000 lekë, ose afërsisht mbi 3.21 milionë euro u paguan nga i gjithë tregu.




