15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Pronës/ 91% e primeve për vitin 2022 në qarkun e...

Sigurimi i Pronës/ 91% e primeve për vitin 2022 në qarkun e Tiranës, Kukësi nivelin më të ulët

Shqipëria është një ndër zonat më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore por niveli i Sigurimit të Pronës në vendin tonë mbetet ende në nivele shumë të ulta.

Ditën e djeshme Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi Gjeografinë e Sigurimeve për vitin 2022 ku rezulton se, Tirana është qarku me numrin më të lartë të primeve për produktin e sigurimit “Zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë“, të cilat gjatë vitit 2022 kanë arritur në 1,956,406 milionë Lekë.

Tirana ndiqet nga qarku i Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës. Ndërsa qarku me nivelin më të ulët rezulton Kukësi.

Ndërkohë, totali i primeve për Sigurimin e Pronës, për të gjithë Shqipërinë, gjatë vitit 2022 ka qenë 2,145,730 Lekë. Kjo do të thotë se 91% e primeve janë shitur në qarkun e Tiranës.

5 Arsyet pse Sigurimi i Pronës është i Rëndësishëm

Ekzistojnë shumë arsye pse sigurimi i pronës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo familje, por më poshtë ne po rëndisim vetëm 5 prej tyre.

  • Mbron Shtëpinë

Funksioni kryesor i sigurimit të pronës është të ofrojë mbrojtje për shtëpinë tuaj dhe përmbajtjen e saj.

Mbrojtja për pronën tuaj mbulon të gjitha llojeve të rrezikut të dëmeve të shkaktuara nga zjarri, fatkeqësitë natyrore ose faktorë të tjerë. Ai gjithashtu mbulon rrezikun e humbjes për shkak të vjedhjes ose veprimeve të tjera kriminale.

  • Ofron një ndjenjë sigurie

Ekzistenca e mbrojtjes së sigurimit të pronës kundër rreziqeve të pasigurta të humbjes siç janë zjarri, fatkeqësitë natyrore, vjedhjet, dhe kështu me radhë ju jep një paqe mendore dhe siguri si pronar i aseteve.

Nëse ato rreziqe ndodhin dhe ju pësoni humbje, kompania e sigurimeve do të japë kompensimin e duhur dhe ju nuk do të humbisni asgjë.

  • Mban larg shqetësimet financiare

Imagjinoni nëse e gjithë ndërtesa e shtëpisë tuaj dhe përmbajtja e saj digjen. Ju me siguri do të pësoni një humbje të madhe financiare. Kostot e riparimit dhe zëvendësimit për të gjitha ato prona janë sigurisht të konsiderueshme.

Sigurimi i pronës ju kompenson për atë humbje, në mënyrë që gjendja juaj financiare të mbetet e pacënuar.

  • Paqja e mendjes

Me Sigurimin e Pronës ju mund të keni qetësinë e nevojshme duke e ditur se nëse ju ndodh diçka, siguria financiare e familjes suaj ndihmohet nga sigurimi.

  • Një trashëgimi për të lënë pas

Nëse banesa apo biznesi janë të vetmet pasuri që keni dhe ato dëmtohen pa qenë të siguruara, çfarë do tu lini fëmijëve tuaj?…

LEXO EDHE: Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat