16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreÇfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

Shtëpia apo apartamenti është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen, qoftë nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, gabimet njerëzore etj.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

Sigurimi i shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi:

MBULIMIN E BANESËS: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;

MBULIMIN E PASURIVE PERSONALE: Gjërat tuaja “Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private”);

MBULIMIN E PARAVE DHE BIZHUTERITË nëse janë të vendosura në kasafortë me peshë mbi 160 Kg dhe të fiksuara në dysheme ose në mur;

MBULIMIN E KORNIZAVE, PIKTURAVE, AFRESKEVE, MOZAIKË, SKULPTURA, ANTIKITETE, KOLEKSIONE ME NJË KONTRATË TË VEÇANTË dhe si shtesë e mbulimit bazë të banesës me kusht që i Siguruari të provojë me dokumentacion vlerën e blerjes së tyre.

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet? 

Sygjerimi ynë për një sigurim të plotë të shtëpisë është që minimalisht të sigurohet rreziqet e meposhtme:

Zjarri që nënkupton djegien me flakë të të mirave materiale, jashtë një vatre të përshtatshme, që mund të zgjerohet e të përhapet”;

Rrufeja që nënkupton shkëndinë elektrike të shkaktuar nga një rritje tensioni (volt) ose intesiteti (amper), si rrjedhojë e një ndryshimi të madh të një reje, o të një reje e ajrit përreth ose të tokës;

Eksplozioni që nënkupton zhvillimin e gazrave ose avujve me temperaturë të lartë e të tensioneve, shkaktuar nga reaksionet kimike, dhe zgjatet vetë me shpejtësi të madhe;

Rënie avionesh, pjesëve të tyre ose gjërave që transportohen nga to;

Tërmeti;

Përmbytja,

Breshëri;

Rredhja e tubacioneve të ujit të shkaktuara nga prishja e tubacioneve nga i ftohti ose mbipresioni i ujit;

Mbingarkesa me dëborë që nënkupton rënien e plotë ose të pjesshme e çatisë ose të mure të shkaktuara nga mbingarkesa me bore);

Vjedhja si pasojë e hyrjes me forcë në këto ambjente;

Shpenzimet për pastrimin e mbeturinave pas ndodhjes së ngjarjes;

Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

BLI ONLINE SIGURIMIN E SHTËPISË

Siguracionin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në https://sigal.com.al/online/pasuri dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Çmimi për Sigurimin e Shtëpisë? Vetëm 1 euro për m2. Nëse prona juaj është 100 m2 atëherë sigurimi i saj kushton vetëm 100 euro në vit.

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat