24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro rifiton terren, këmbehet me mbi 105 lekë

Euro rifiton terren, këmbehet me mbi 105 lekë

Euro këmbehet sipër nivelit të 105 lekëve për herë të parë që nga fundi i korrikut.

Sipas kursit zyrtar, monedha europiane këmbehet sot me 105.4 lekë dhe shitet me 106,6 lekë.

Forcimi i Euros ka shtyrë në rritje edhe kursin e valutave të tjera.

Dollari Amerikan këmbehet sot me 96.5 lekë, ndërsa Paundi Britanik këmbehet me 122.4 lekë.

Edhe për Paundin, njëlloj si për Euron, bëhet fjalë për vlerën më të lartë që nga data 28 korrik.

Pas mesazheve të dhëna nga Banka e Shqipërisë në fillim të këtij muaji, kursi i Euros u duk lehtësisht më i stabilizuar, duke qëndruar për disa ditë në nivelet e 103-104 lekëve.

Sipas të dhënave nga tregu, rritja ka ndodhur sepse Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë duke blerë euro.

Në fund të kësaj jave, Banka e Shqipërisë do të zhvillojë ankandin e dytë të blerjes së valutës për muajin gusht. Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë është 5 deri në 9 milionë euro.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat