12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjeografia e Sigurimeve 2022/ Tirana në krye, si për primet e shkruara...

Gjeografia e Sigurimeve 2022/ Tirana në krye, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar Gjeografinë e Sigurimeve për vitin 2022, e cila pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas qarqeve.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në qarqet e mëdha, si Tirana me 62.87% të totalit gjatë vitit 2022, Durrësi me 7.36%, Fieri 4.69%, Elbasani 4.39% dhe Korça 4.32%.

Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 15-vjeçare.

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2022 ky tregues është rreth 7,598 lekë për frymë, me një rritje rreth 711 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas qarqeve, Tirana është e para me 14,258 lekë për frymë, e pasuar nga Gjirokastra me 7,065 lekë për frymë, Durrësi me 5,333 lekë për frymë, Vlora me 4,725 lekë për frymë dhe Korça me 4,698 lekë për frymë.

Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2022 sipas qarqeve, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë.

Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 70.28%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 7.34%.

Për të mësuar me detaje të dhënat për çdo qark, klikoni KËTU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat