10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet4 mln $ për sigurimet e Jetës dhe Sëmundjet, rritet portofoli i...

4 mln $ për sigurimet e Jetës dhe Sëmundjet, rritet portofoli i mbrojtjes nga aksidentet e shëndetit. SIGAL UNIQA, lidere absolute në treg

Duket se pandemia COVID-19 ka rritur sensibilizimin e qytetarëve për të siguruar shëndetin. Treguesit flasin për rritje të fortë të këtij portofoli gjatë dy muajve të parë të vitit, në një kohë që trend të njëjtë ka shënuar sigurimi i Jetës.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raportoi pak ditë më parë se, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shkurt 2022, arritën në rreth 228 milionë lekë, afërisht 2 milionë dollarë duke shënuar një rritje prej 36.84% në krahasim me periudhën janar-shkurt 2021.

LEXO EDHERaporti i AMF/ Shqiptarët i besojnë shëndetin SIGAL-it, kompania që paguan më shumë dëme

Siç tregohet edhe në grafiqet e mëposhtme, kompania e sigurimeve që kryeson tregun në këtë produkt është SIGAL UNIQA Group Austria, si për market-share ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët e saj.

Edhe sa i përket Produktit Sigurimi i Sëmundjeve, SIGAL UNIQA dominon në krahasim me 7 kompanitë e tjera të sigurimit që operojnë në Shqipëri, edhe në pozicionin e saj në treg, edhe në dëmet e paguara.

Ndërkaq, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shkurt 2022, arritën rreth 205 milionë lekë, ose 13.78% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në Sigurimet e Jetës, ashtu si në ato të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania e sigurimeve më e besuar nga shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëme.

LEXO EDHESigurimet e Jetës, rritje dyshifrore. SIGAL LIFE dëme të paguara si asnjë kompani tjetër

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit ndaj SIGAL UNIQA nuk i trembet asnjë lloj dëmi, qoftë ai edhe në miliarda.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat