16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE ardhmja e kompanisë "Generali"

E ardhmja e kompanisë “Generali”

Beteja për të modernizuar qeverisjen e korporatave në Itali. Një bankë lufton me miliarderët për fatin e firmave më të mëdha të sigurimit në vend

20 vjet më parë, Mediobanca ishte epiqendra e “salotto buono”, një grup firmash të modës së vjetër, rrjeti i ndërlidhjeve të të cilave mbizotëronte biznesin italian. Kohët kanë ndryshuar.

Sot, banka milaneze mbështet modernizimin në një luftë për të ardhmen e kompanisë 190-vjeçare, Generali, kompania e sigurimit më e madhe në Itali. Rezultati mund të vendosë nëse qeverisja korporative e Italisë do të hyjë më në fund në shekullin XXI, shkruan “The Economist”.

Në këtë luftë për pushtet është Alberto Nagel, shefi i kompanisë Mediobanca, kundër Leonardo Del Vecchio-s, themeluesit 86-vjeçar të kompanisë Luxottica, një gjigant i prodhimit të syzeve, dhe Francesco Gaetano Caltagirone-s, një manjati ndërtimi 78-vjeçar. Të dyja palët zotërojnë aksione të mëdha në firmën Generali: Mediobanca kontrollon 17%, ndërsa dyshja së bashku zotëron 14%.

Në lojë është drejtimi dhe qeverisja e ardhshme e një prej firmave më të mëdha italiane. Zoti Nagel mendon se Generali është në rrugën e duhur nën drejtimin e Philippe Donnet, shefi francez i grupit, mandati i të cilit do të rinovohet në mbledhjen e përgjithshme vjetore në prill. Zotërinjtë Del Vecchio dhe Caltagirone po kërkojnë ndryshimin e drejtuesit të kësaj kompanie të mirënjohur me seli në Trieste.

Arsyeja nuk është shumë e qartë. Ata nuk kanë paraqitur një plan biznesi apo një kandidat alternativ për postin e shefit ekzekutiv. Thjesht duket se janë të pakënaqur me strategjinë e bashkimeve dhe blerjeve të kompanisë Generali, një strategji të cilën e konsiderojnë shumë të turpshme. Blerja e fundit e firmës Cattolica, një rival i zakonshëm, nuk ishte lloji i marrëveshjes që ata dëshironin, e cila është e madhe dhe ndërkombëtare. Ata ankohen se Generali duhet të bëjë më shumë për të dixhitalizuar operacionet e saj.

Në fakt, zoti Donnet duket se ka bërë një punë të mirë në Generali. Ai ka forcuar pozitën e saj kapitale nëpërmjet shitjes së bizneseve periferike dhe rritjes së përfitueshmërisë.

Ai ka ulur barrën e borxhit dhe ka ndryshuar përbërjen e biznesit, duke u larguar nga produktet që hanë shumë kapital, si kontratat e garantuara të sigurimit të jetës, dhe duke u anuar nga ato që paguajnë tarifa, si politikat e pronave. Në muajt e fundit, ai ka udhëhequr blerjet që rritën pjesën e kompanisë Generali në tregjet kryesore europiane. Dhe kompania ka krijuar një program kompjuterik që shkruan vetë kontratat e sigurimit.

Për më tepër, Generali është bërë një makineri parash gjë që i bën të lumtur investitorët institucionalë, thotë Andrew Ritchie nga Autonomous Research. Kur zoti Donnet prezantoi planin trevjeçar në dhjetor, ai premtoi dividentë kumulativë prej pothuajse 6 miliardë eurosh (6.8 miliardë dollarë), parashikoi rritje vjetore të fitimeve për aksion prej 6% deri në 8% dhe shpalli një blerje prej 500 milionë eurosh.

 

Çfarë po ndodh?

Atëherë, pse dyshja në fjalë nuk është e kënaqur? Ndoshta për shkak të humbjes së ndikimit. Në kohët e vjetra, CEO i Generali-t darkonte me aksionerë të rëndësishëm përpara se të shpallte vendime strategjike ose anëtarë të rinj të bordit.

Ato ditë kanë ikur, pasi kompania e sigurimit e kryen qeverisjen e saj në përputhje me normat europiane. Sipas rregullave që zoti Donnet prezantoi në vitin 2020, bordi që u largua muajin e kaluar, rekomandoi drejtorë të rinj për organin me dhjetë anëtarë, siç është procedura në disa kompani me emër. Dyshes opozitare nuk i pëlqejnë rregullat e reja.

Ata shënuan një fitore më 18 shkurt, kur Gabriele Galateri di Genola, kryetari i Generali-t, tha se do të largohej në fund të mandatit të tij të tretë në prill. Por zoti Galateri nuk u largua ngaqë dyshja e përzuri. Ai u largua sepse mbështet përpjekjet e zotit Donnet për të modernizuar Generali-n: sipas rregullave të reja të qeverisjes, tre mandate janë maksimumi.

Në fakt, ka të ngjarë që zoti Donnet do të jetë ende në detyrën e tij pas mbledhjes së përgjithshme më 29 prill. Analistët mendojnë se do të fitojnë zoti Nagel dhe investitorët që përfaqësojnë 35% të aksioneve. Kjo mund të shqetësojë rebelët e moshuar, por ka edhe një përfitim për ta. Si aksionerë kryesorë, ata do të fitojnë dividentë gjigantë në vitet e ardhshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat