20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Jetës, rritje dyshifrore. SIGAL LIFE dëme të paguara si asnjë...

Sigurimet e Jetës, rritje dyshifrore. SIGAL LIFE dëme të paguara si asnjë kompani tjetër

Tregu i sigurimeve shfaqi sinjale përmirësimi gjatë muajit shkurt, por mbetet në nivele lehtësisht më të ulëta krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se, për dymujorin e parë të këtij viti, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 2.8 miliardë lekëve, ndërkohë, tregu i sigurimit të jetës po shfaq edhe këtë vit ritme të rritjes dyshifrore. Primet e sigurimit të jetës u zgjeruan me 13.8% krahasuar me dy muajt e parë të vitit të kaluar.

Në numër kontratash, rritja ishte disa herë më e lartë, me 67% më shumë.

Tregu i sigurimit të jetës edhe këtë vit po mbështetet kryesisht tek produkti kryesor, sigurimi i jetës së debitorit, që përbën rreth 72% të primeve të shkruara bruto.

Ky produkt është kryesisht i lidhur me sigurimin e detyrueshëm të jetës së huamarrësve në sektorin bankar.

Megjithatë, rritje të konsiderueshme në tregun e sigurimit të jetës po shënojnë edhe shumica e produkteve të tjera, që po shfaqin një tendencë në përmirësim qysh prej vitit të kaluar.

LEXO EDHERaporti i AMF/ Shqiptarët i besojnë shëndetin SIGAL-it, kompania që paguan më shumë dëme

Si në produktet e Jo-Jetës, edhe në ato të Jetës SIGAL LIFE UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimeve numër 1, si në vendin që ze në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat