15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF/ Shqiptarët i besojnë shëndetin SIGAL-it, kompania që paguan më...

Raporti i AMF/ Shqiptarët i besojnë shëndetin SIGAL-it, kompania që paguan më shumë dëme

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania e sigurimeve më e preferuar nga shqiptarët.

Sipas raportit të AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-shkurt 2022, SIGAL UNIQA vijon të jetë kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në vend.

Sa i përket klasës së sigurimit “Shëndet dhe Aksidente”, e cila ka edhe rritjen më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL UNIQA ka fituar besimin e qytetarëve duke dominuar tregun me 45% të tij.

LEXO EDHE: Ecuria e tregut të sigurimeve Janar-Shkurt 2022, “Aksidente dhe Shëndet” rritje me 36.84%

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në këtë klasë sigurimi, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania numër 1 duke paguar gati gjysmën e totalit të tregut.

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.

LEXO EDHE: Vetëm me “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA/ Mbulim deri në 1 milion euro dhe kurim në spitalet më të mira të botës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat