17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZgjidhet Presidenti i ri i “Insurance Europe”

Zgjidhet Presidenti i ri i “Insurance Europe”

“Insurance Europe” zgjedh presidentin e ri të saj.

Posti që deri dje mbahej nga CEO i “UNIQA Insurance Group”, Andreas Brandstetter, do të mbahet nga zv/CEO i “AXA”, Frédéric de Courtois, për një mandat 3-vjeçar.

Gjatë fjalimit të mbajtur gjatë Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të Sigurimeve, që po zhvillohet sot në Helsinki, de Courtois tha ndër të tjera se:

“Prioriteti im kryesor do të jetë të kontribuoj në ndërtimin e një Evrope më të mirë dhe më konkurruese. Industria e sigurimeve është pjesë e zgjidhjes dhe është e prirur të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të punojë me të gjitha palët e interesuara për të zhvilluar dhe bashkëndërtuar zgjidhjet e duhura”.

“Insurance Europe” është federata evropiane e sigurimeve dhe risigurimeve, me seli në Bruksel, Belgjikë. Ajo është zëri i industrisë evropiane të sigurimeve në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

“Insurance Europe” gjithashtu luan një rol mbështetës në lidhje me anëtarët e saj dhe ofron informacion dhe udhëzime për çështje me interes për sektorin evropian të sigurimeve.

E themeluar që në vitin 1953, ajo ka 39 anëtarë, përfshirë këtu edhe Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë.

Andreas Brandstetter, një personalitet i sigurimeve dhe financave në Europe, iu besua kryesimi i “Insurance Europe” që prej vitit 2018. Ai ishte një zë i fuqishëm i industrisë së sigurimeve, i cili vuri theksin e tij kryesisht në rreziqet që sjellin ndryshimet klimatike dhe pensionet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat