8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMedia britanike: Shqipëria, mes vendeve të mahnitshme për zbulime kulturore

Media britanike: Shqipëria, mes vendeve të mahnitshme për zbulime kulturore

Pas disa revistave prestigjioze në botë, janë mediat britanike që i kanë kushtuar vëmendje turizmit në vendin tonë.

E përditshmja britanike Restless e ka renditur Shqipërinë mes 11 destinacioneve më të mahnitshme për zbulime kulturore.

Në artikull, Shqipëria përshkruhet si një vend me plazhe të mahnitshme, fshatra idilike, pamje mahnitëse të Alpeve dhe vende të shumta historike.

Ky vend i Evropës Jugore ka gjithashtu shumë xhevahirë të fshehur. Një prej tyre është “Syri i Kaltër”, pikë simbol e turizmit shqiptar. Peizazhi i rrallë e kthen këtë pikë në një oaz të veçantë, duke bërë që disa pushues të lënë bregun e detit të Sarandës për të kaluar disa orë pranë Syrit të Kaltër.

Gjirokastra, qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005, karakterizohet nga shtëpitë prej guri që ngjajnë me fortesa të vogla dhe rrugët me kalldrëm që të çojnë në pazarin e qytetit.

Në shkrim nuk mungojnë vlerësimet për rivierën shqiptare. Vija bregdetare është e mbushur me plazhe me ujëra të thellë blu dhe vendpushime magjepsëse si Dhërmiu dhe Ksamili.

LEXO EDHE: Revista franceze: 7 vendet mahnitëse të Rivierës Shqiptare

Në brendësi të vendit, turistët do të zbulojnë male të larta, kështjella dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat