18.5 C
Tirana
Friday, July 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Shqiponjat kuqezi" nisin përgatitjet për "Euro 2024"

“Shqiponjat kuqezi” nisin përgatitjet për “Euro 2024”

Data 14 qershor po afron dhe rrugëtimi i kombëtares shqiptare pritet me shumë emocion në Euro 2024.

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë me ndjekësit disa foto të skuadrës së grumbulluar në Shtëpinë e Futbollit.

Djemtë duken tepër të lumtur dhe të gëzueshëm në seancën përgatitore.

Yjet si Broja, Asani apo Manaj dhe Asllani janë në plan të parë.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës, Italisë, më 15 qershor. Sfida do të luhet në orën 2:00,, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Katër ditë më pas, më datë 19 qershor, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”, ora 15:00.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

LEXO EDHEBashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat