15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Vjena nuk ka qenë kurrë kaq e bukur, flamujt e Shqipërisë,...

VIDEO/ Vjena nuk ka qenë kurrë kaq e bukur, flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbukurojnë kullën “UNIQA”

Fasada e “UNIQA Tower” në Vjenë u ndriçua këtë fundjavë me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

7000 metrat katrorë LED në selinë qëndrore të kompanisë gjigande të sigurimeve u zbukuruan nga 18 flamujt e shteteve ku UNIQA operon e ku nuk mund të mungonte Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, tre shtete ku përmes SIGAL kompania austriake po arrin suksese të mëdha.

“Një ditë e veçantë sot në Vjenë, në Kullën UNIQA do të valëvitet flamuri shqiptar krah 17 vendeve të tjera ku UNIQA është e pranishme. SIGAL e solli  UNIQA Insurance Group në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë garanci tregut të sigurimeve në të tre vendet.

Ne jemi krenarë që Vjena do të valëvisë së bashku flamuret e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Që prej kohës së ndërtimit, kjo Kullë nuk ka qenë kaq e bukur e madhështore sa sot”, shkruan në Facebook-un e tij CEO i SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z.Avni Ponari.

HISTORIKU I BASHKËPUNIMIT SIGAL-UNIQA

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Austri, UNIQA Insurance Group i cili është aksioneri më i madh me rreth 87% të aksioneve.

UNIQA GROUP është një prej kompanive lider në tregun e sigurimeve të Austrisë dhe të Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Mbi 23,500 punonjës iu shërbejnë mbi 15.5 milionë klientëve në 18 shtete.

Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Me 21% të tregut, UNIQA është është kompania e dytë më e madhe në Austri.

Ky partneritet i shkëlqyer e rendit SIGAL UNIQA Group Austria kompaninë lider, më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë, Jetë dhe Fond Pensioni Privat.

SIGAL UNIQA Group Austria është një grup rajonal sigurimesh me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh.

SIGAL është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat