21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA mund ta paguaj me këste Sigurimin e Shtëpisë? Me SIGAL UNIQA...

A mund ta paguaj me këste Sigurimin e Shtëpisë? Me SIGAL UNIQA tani mundesh

Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi.

Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve, vjen me lehtësira të reja për klientët e saj.

Kushdo që të sigurojë shtëpinë tani ka një mundësi të artë: ta blejë siguracionin duke e paguar me këste.

Kësti i parë, 60% e çmimit vjetor arkëtohet me lëshimin e sigurimit. Ndërsa kësti i dytë, 40%, pas 4 muajsh.



Po sa kushton sigurimi i shtëpisë?

Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.

Për shembull, nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet nga tërmeti, nëse ju shpërthejnë tubacionet apo larg qoftë shpërthen ndonjë bombul dhe ju bën hatanë, atëherë SIGAL UNIQA Group Austria, do t’ju dëmshpërblejë për të gjitha dëmet.

Lexo edhe: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

Si është e mundur kjo?

Patjetër që është e mundur, se kështu funksionon në të gjithë botën.

Ne në Shqipëri kemi shembullin konkret të atyre familjeve që ju dëmtuan shtëpitë nga 2 tërmetet e vitit 2019.

Rreth 2 mijë familje që ishin të siguruar tek SIGAL UNIQA u dëmshpërblyen menjëherë dhe sot ata e kanë shtëpinë edhe më të mirë nga çfarë e kishin para tërmetit.

Pyetini ata se çfarë do të thotë të sigurohesh dhe në rast dëmi të të rikthehet shtëpia si më parë.

Mos harroni! Vetëm gjatë vitit 2021 SIGAL UNIQA ka paguar mbi 3.5 miliardë lekë dëme për siguracionet e Pasurisë duke qenë kështu kompania që paguan më shumë dëme se çdo kompani tjetër.

Çfarë prisni?! Blini Sigurimin e Shtëpisë dhe mbroni financat tuaja.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për më shumë informacion mund të shkruani në WhatsApp në numrin: +355 68 60 62 829

Lexo edhe: Çfarë mbulon? 6 përgjigje të thjeshta mbi Sigurimin e Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat