10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE rëndë në Klos/ Këputet litari teksa po rimorkiohej makina, mjeti bie...

E rëndë në Klos/ Këputet litari teksa po rimorkiohej makina, mjeti bie në humnerë dhe humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Cerujë të Klosit.

Sipas informacioneve të para mësohet se një automjet ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet. Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.

“Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën” njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat