13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetValë të nxehti, temperatura rekord, zjarre… Ende të pandërgjegjësuar për Sigurimin e...

Valë të nxehti, temperatura rekord, zjarre… Ende të pandërgjegjësuar për Sigurimin e Shëndetit dhe Pronës

Valë të nxehti, temperatura rekord, zjarre, përmbytje. Të gjitha këto fenomene i kanë kushtuar botës shumë shtrenjtë.

Në 50 vitet e fundit, 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga fatkeqësitë natyrore të nxitura nga ndryshimet klimatike, sipas OKB-së. Ndërsa më shumë se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.

Numri i këtyre fenomeneve natyrore është rritur me pesë herë gjatë një gjysmë shekulli duke i kushtuar botës humbje në vlerë 3.64 trilionë dollarë.

LEXO EDHE10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike gjatë vitit 2021, kushtuan 170 miliardë dollarë

SHQIPËRIA, SHTETI MË I RREZIKUAR NGA KATASTROFAT NË EUROPË

Por kujdes duhet të tregojë edhe Shqipëria, i cili, sipas raporteve më të fundit është konsideruar si shteti më i rrezikuar nga katastrofat në Europë.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2.

SHQIPTARËT, NIVELIN MË TË ULËT TË SIGURIMEVE PËR FRYMË

Por pavarësisht paralajmërimeve dhe asaj çfarë po ndodh në Europë dhe botë, shqiptarët vijojnë të kenë nivelin më të ulët të sigurimeve për frymë në rajon dhe kontinent.

“Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 55 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi, ndërsa tani pas zjarreve që ndodhën në zona të ndryshme të Shqipërisë dëmtimet kanë qenë shumë më të mëdha.

As unë nuk e dua që të ketë sigurime të detyrueshme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin atë që duan dhe të mbulohen për ato çfarë duan”, do të shprehej në një intervistë televizive Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

KËTË JAVË, TEMPERATURA DERI MBI 40 GRADË

Vala e të nxehtit që ka përfshirë disa vende të Evropës, këtë javë prek edhe Shqipërinë.

Meteorologët parashikojnë që vendi ynë të hyjë në një valë të nxehti prej kësaj të hëne, por pritet që nga e mërkura të shënohet edhe temperatura mbi 40 gradë.

Parametrat e erës gjithashtu parashikohen të jenë problematikë, çka mund të rrezikojë edhe përhapjen e zjarreve në disa zona të vendit.

E dimë se çfarë nuk është në dorën tonë por të paktën le të bëjmë atë që është në dorën tonë! TË SIGUROJMË PRONËN DHE SHËNDETIN…

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet dhe fenomene të tjera natyore.

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson që Sigurimet e Pasurisë dhe Shëndetit ti blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

LEXO EDHEÇfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Kontakt:

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat