16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetValbona renditet mes pesë bukurive mahnitëse të Ballkanit Perëndimor

Valbona renditet mes pesë bukurive mahnitëse të Ballkanit Perëndimor

Valbona është renditur një nga pesë bukuritë e Ballkanit Perëndimor nga media e famshme botërore Forbes.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryeministri Edi Rama, ndërkohë që peisazhin mahnitës që të ofron Valbona, prestigjozia e ka krahasuar me Alpet e Zvicrës apo Austrisë.

“…Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebuj, që të gjithë e quajnë këtë park shtëpinë e tyre”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat