15.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët e festuan Pavarësinë jashtë Shqipërisë, ja destinacionet e preferuara

Shqiptarët e festuan Pavarësinë jashtë Shqipërisë, ja destinacionet e preferuara

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.

Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.

Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të mbyllura”, thonë për EuroNews nga agjensitë e udhëtimeve.

Festat e Nëntorit janë kaluar dhe në Emirate e Bashkuara dhe vendet fqinje në Ballkan.

“Emiratet Arabe, pasi kemi 2 fluturime direkte për momentin për në Dubai dhe Abu Dhabi”.

Por nuk kanë munguar si destinacione Mali i Zi apo Dubrovniku në Kroaci

Gjatë këtyre katër ditëve, nga Aeroporti i Rinasit janë nisur mbi 17 mijë pasagjerë, në krahasim me rreth 5000 që ishin vitin e kaluar.

Ndryshe nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që Pavarësinë preferuan ta kalonin në Vlorë e Tiranë, ata të Shqipërisë kanë festuar në vendet fqinje.

Hyrje-daljet në pikat doganore në datat 26-29 nëntor:

Pika doganore e Kapshticës

Kanë hyrë 6105 persona

Kanë dalë 6891 persona

Pika doganore e Qafë Thanës

Kanë hyrë 6248 persona

Kanë dalë 6429 persona

Pikat doganore të Muriqanit dhe Hanit të Hotit

Kanë hyrë 9354 persona

Kanë dalë  9486 persona

Lexo edhe: Festat e Nëntorit/ Ju shijoni pushimet, për shëndetin tuaj mendon SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat