13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, UNIQA Tower shkëlqen në...

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, UNIQA Tower shkëlqen në vjollcë

Këtë 3 dhjetor, që shenjon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kulla UNIQA në Vjenë është veshur vjollcë në shenjë sensibilizimi.

“Si shumë kompani të tjera rreth botës, ne gjithashtu kemi vendosur një shenjë të dukshme për mundësitë e barabarta për personat me aftësi të kufizuara duke marrë pjesë në fushatën #PurpleLightUp (#NdizniDritatVjollcë)”, shkruan UNIQA në postimin e saj në rrjetet sociale.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar (3 dhjetor), u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar. Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë e aftësisë së kufizuar.

VIDEO

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat