21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve në Shqipëri për muajin janar/ Sigurimi vullnetar zë 41.13%...

Tregu i sigurimeve në Shqipëri për muajin janar/ Sigurimi vullnetar zë 41.13% të totalit

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, publikoi ditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin janar.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin e parë të vitit kapën vlerën 1,774 milionë lekë, ose 3.62% më shumë se në janar 2023.

Gjatë janarit, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 104,439 me një rritje prej 8.20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.38% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.62%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.13% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.87% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 608 milionë lekë, ose 8.50% më shumë se në muajin  janar 2023.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2024 arritën rreth 730 milionë lekë, 3.55% më pak se në muajin  janar 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar pati një ulje me 1.50% krahasuar me muajin  janar 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2024, patën një ulje me 6.00%  kundrejt muajit janar 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar 2024 siguruan mbi 277 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 60.20%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.44% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar 2024, vihet re një rritje prej 18.34% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 1.42% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin  janar 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar 2024, arritën në rreth 158 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 18.05% në krahasim me muajin  janar 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2024, arritën rreth 171 milionë lekë, ose 5.37% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2024 u rriten me 8.50% krahasuar me janar 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 413 milionë lekë, apo 67.98% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

RAPORTI I PLOTË

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat