11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSi të veprojmë në rast dëmi material apo shëndetësor? Hapat që duhen...

Si të veprojmë në rast dëmi material apo shëndetësor? Hapat që duhen ndjekur dhe çfarë duhet bërë kujdes!

Informohuni mbi procedurat që duhet ndjekur për të raportuar shpejt dhe thjesht një dëm që keni pësuar, qoftë ky material apo shëndetësor.

  • SI TË VEPRONI NË RAST DËMI TË AUTOMJETIT
  • Lajmëroni kompanitë e sigurimit (numër fiks, e-mail apo Whatsapp).

Ekspertët e dëmeve do të vijnë të vlerësojnë dëmin e automjetit tuaj. Kujdes! Mos pranoni fajësinë nëse nuk jeni ju shkaktari i aksidentit.

  • Drejtohuni tek zyrat e kompanisë së sigurimit për të depozituar dokumentet dhe për të çelur dosjen tuaj të dëmshpërblimit.
  • Nga çelja e dosjes deri brenda 15 ditëve ju do të dëmshpërbleheni financiarisht ose makina juaj do të rregullohet nga një servis i autorizuar.

SI TË VEPRONI NË RAST DËMI SHËNDETËSOR

a) Sapo t’ju jepet mundësia lajmëroni kompaninë e sigurimit.

b) Ju ose i afërmi juaj të shkojë tek zyra e kompanisë së sigurimit. Aty do t’ju japin informacionin që ju duhet si dhe asistencë ligjore.

c) Sapo ti keni plotësuar të gjitha dokumentet, kompania hap dosjen tuaj për dëmshpërblim. Nga ky moment e deri brenda 30 ditëve ju do të dëmshpërbleheni financiarisht.

d) Nëse nuk bini dakord me masën e dëmshpërblimt, drejtohuni pranë AMF.

e) Edhe pas ankimit në AMF nuk jeni sërish dakord, atëherë mund ti drejtoheni gjykatës.

SI TË VEPRONI NË RAST HUMBJE JETE

  • Familjarët e të ndjerit/ës duhet të lajmërojnë kompaninë e sigurimit për rastin.
  • Më pas, një familjar i autorizuar duhet të shkojë tek zyrat e kompanisë për të marrë informacionin për dokumentet dhe procedurën që do të ndiqet.
  • Me plotësimin e dokumentacionit hapet dosja dhe nga ky moment e deri në 60 ditë familjarët e të ndjerit/ës dëmshpërblehen financiarisht.
  • Nëse familjarët nuk bien dakord me masën e dëmshpërblimit, mund ti drejtohen AMF, e cila rishqyrton edhe njëherë dosjen tuaj.
  • Nëse edhe pas ankimit në AMF nuk bini dakord, mund ti drejtoheni avokatit.

Që një avokat të marrë çështjen tuaj kërkon 20%-50% të shumës që ju do të përfitoni nga dëmshpërblimi.

Duhet të dini që shuma e dëmshpërblimit përcaktohet nga disa faktorë bazë, si: mosha, puna që bënte personi, të ardhurat që fitonte, nga sa anëtarë përbëhet familja etj. Kjo do të thotë që janë masa e rregulla standarte dhe askush nuk mundet të abuzojë apo të ndryshojë mënyrën e përllogaritjes së dëmshpërblimit!

 KUJDES! Të gjithë hapat më lart ofrohen nga kompania SIGAL UNIQA FALAS! Ndaj, ndiqni fillimisht procedurën pa pagesë dhe nëse në fund nuk bini dakord, drejtohuni hallkës më të shtrenjtë, gjykatës!

DOKUMENTET QE JU DUHEN NË RAST DËMI TË AUTOMJETIT ME SIGURIMIN E DETYRUESHËM TPL

Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Foto të mjeteve/objektit të përfshira në aksident;
  • Formulari i Vertetimit miqësore të ngjarjes
  • Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
  • Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certefikata e kontrollit teknik;
  • Autorizim përdorimi (nëse nuk është pronar i mjetit);
  • Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.

DOKUMENTET QË JU DUHEN NË RAST DËMI TË AUTOMJETIT ME SIGURACIONIN VULLNETAR “KASKO”

Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Dokumentat e mjetit përfitues:
  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

 DOKUMENTET QË JU DUHEN NË RAST DËMI TË AUTOMJETIT ME SIGURACIONIN VULLNETAR “MINIKASKO”

Nëse keni MINIKASKO për automjetin tuaj dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në kompaninë e sigurimit:

  • Kërkesa për dëmshpërblim;
  • Proces verbali i Policisë Rrugore
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Dokumentat e mjetit përfitues:
  • Dokumentat e mjetit përfitues:
  • Lejen e qarkullimit;
  • Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certifikata e kontrollit teknik;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.

NË RAST DËMI SHËNDETËSOR

Nëse keni një sigurim shëndeti pranë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni marrë shërbime brenda ose jashtë rrjetit mjekësor të SIGAL UNIQA, plotësoni kërkesën për rimbursim dhe dorëzijeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve shëndetësore.

NË RAST DËMI KUR “SHËNDETI NË UDHËTIM”

Nëse keni bërë sigurimin e shëndetit në udhëtim të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni marrë shërbime mjekësore si pasojë e një sëmundje apo aksidenti gjatë qëndrimit në një vend të huaj, plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit të Shëndetit.

NË RAST DËMI NGA AKSIDENTET

Nëse jeni siguruar nga aksidentet personale pranë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe jeni aksidentuar, plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Shëndetit në Drejtorinë e Përgjitshme

NË RAST DËMI PASURIE

Nëse keni siguruar pasurinë tuaj tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.

NË RAST DËMI KUR JENI PAJISUR ME SIGURIMIN E PËRGJEGJËSISË

Nëse keni Sigurimin e Përgjegjësisë tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.

NË RAST DËMI TE SIGURIMIT C.A.R.

Nëse keni Sigurimin C.A.R. tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.

NË RAST DËMI TË SIGURIMIT NGA AKSIDENTET

Nëse jeni siguruar nga aksidentet personale pranë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe jeni aksidentuar, ju lutem plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Shëndetit në Drejtorinë e Përgjitshme

KU MUND TI BLINI SIGURACIONET E NEVOJSHME?

Për çdo siguracion që ju nevojitet drejtohuni në zyrat e SIGAL UNIQA, të cilat ndodhen në çdo qytet të Shqipërisë. Ose shumë thjesht online, në www.sigal.com.al

Mjafton të përzgjidhni siguracionin, plotësoni të dhënat dhe brenda pak minutash polica e sigurimit vjen në e-mailin tuaj.

PËRSE DUHET TË SIGUROHEMI?

Të sigurohesh do të thotë të mbrohesh nga ngjarje të paparashikueshme.

Siguracioni na mbron financiarisht. Kjo do të thotë që të paturit një siguracion për shtëpinë nuk parandalon përmbytjen apo djegien e shtëpisë, por parandalon humbjet financiare të familjarëve, sepse SIGAL UNIQA dëmshpërblen dëmin e shkaktuar dhe shtëpia juaj kthehet në gjendjen e mëpërashme.

Kështu, nëse siguroni shëndetin, të gjitha shpenzimet spitalore do t’’ju mbulohen nga SIGAL UNIQA. Ju mund ta zgjidhni vetë spitalin ku dëshironi të kryeni ekzaminimet, shtrimin në spital apo çdo shërbim tjetër të nevojshëm.

Gjithashtu, në varësi të cilit mbulim përzgjidhni, ju mund të merrni shërmbimet mjekësore në spitalet më të mira në Europë dhe pothuaj në të gjithë botën dhe sërish SIGAL UNIQA do t’ju mbulojë shpenzimet.

Nëse blini siguracionin KASKO për makinën tuaj, për çdo dëmtim që mund ti ndodhë në parkim,  dëmtime nga persona të tjerë, vjedhje apo çdo dëm tjetër që mund ti ndodhë makinës tuaj SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen menjëherë ose merr përsipër rregullimin e automjetit në një servis të autorizuar dhe kthimin e mjetit në gjendjen e mëparshme.

Pra, përse duhet të sigurohemi? Që të mbrohemi financiarisht nga ngjarjet e paparashikuara.

LEXO EDHE: Ndarja e tregut të sigurimeve/ “Monitor”: Edhe për vitin 2023 u kryesua nga SIGAL UNIQA Group Austria

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat