12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTop 5 qytetet post-pandemike më të sigurta në botë

Top 5 qytetet post-pandemike më të sigurta në botë

Me fillimin e pandemisë në vitin 2020 asgjë nuk është më e njëjtë. Ne si njerëz kemi ndryshuar, zakonet tona, mënyra e jetesës por edhe qytetet.

Nga mbyllja e zyrave të punës të deri tek kufizimet e restoranteve. Masat paraprake pandemike kanë transformuar peizazhin e qyteteve në të gjithë botën dhe mesa dukte këto ndryshime do i ‘vuajmë’ për një kohë të gjatë.

The Economist publikoi Indeksin e Qyteteve më të Sigurta në 2021, i cili renditi 60 qytete bazuar në 76 fakte rreth sigurisë në infrastrukturë, jetën digjitale, sigurinë personale, faktorët e mjedisit dhe, natyrisht, shëndetin, gatishmërinë për pandeminë dhe vdekshmërinë nga Covid-19, shkruan BBC.

Qytetet që u renditën në krye të indeksit janë Kopenhagen, Toronto, Singapor, Sydney dhe Tokio.

Kopenhagen

I renditur në krye të indeksit, kryeqyteti i Danimarkës u rendit në vend të parë për shkak të shkallës së lartë të sigurisë, e cila mat qëndrueshmërinë (përfshirë stimujt e energjisë së rinovueshme), cilësinë e ajrit, dhe pyjeve urbane.

Kjo e fundit pati absolutisht një ndikim në atë se sa qyteti dhe banorët e tij ishin në gjendje të përballonin kufizimet pandemike, të cilat janë hequr plotësisht që nga shtatori 2021.

Toronto

Qyteti më i madh i Kanadasë u rendit i dytë. Banorët kanë vlerësuar komunikimin midis komuniteteve, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërgjegjësimin dhe administrimin e vaksinave.

Singapor

Vendi mburret për një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë (aktualisht në 80%).

Sydney

Qyteti më i madh i Australisë është i pesti në renditjen e qyteteve më të sigurta dhe në 10 vendet e para për sigurinë shëndetësore.

Tokio

Kryeqyteti japonez u rendit i pesti në indeksin e përgjithshëm dhe në krye të indeksit të sigurisë shëndetësore, i cili mat faktorë si kujdesi shëndetësor universal, gatishmëria pandemike, jetëgjatësia, shëndeti mendor dhe vdekshmëria nga Covid-19.

Megjithëse rastet u rritën gjatë Olimpiadës, normat kanë rënë në pasi vaksinimet kanë arritur në gati 60% të popullsisë. Në dritën e lajmeve pozitive, Japonia njoftoi përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme federale dhe heqjen graduale të kufizimeve deri në fund të shtatorit 2021.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat