10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreJaponia dhe Singapori kanë pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria në...

Japonia dhe Singapori kanë pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria në vendin e 56

Nga gati 200 pasaporta, pasaporta e Japonisë mbretëron si pasaporta më e fuqishme në botë për të katërtin vit radhazi, sipas Indeksit të Pasaportave Henley të vitit 2021, të publikuar më 5 tetor. As këtë vit, SHBA-ja nuk u përfshi ndër pesë vendet e para.

Henley & Partners, një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër, përdor të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror për të renditur pasaportat duke u bazuar në numrin e përgjithshëm të destinacioneve që mund të aksesojnë mbajtësit e tyre, pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi.

Ky është një lajm veçanërisht i mirë për qytetarët japonezë, pasi Japonia nuk i lejon shtetasit e saj të kenë kombësi të dyfishtë, ashtu si edhe pjesa më e madhe e vendeve aziatike.

Shtetet e Bashkuara u ngritën një vend në listë nga viti 2020, kur u rendit në vend të tetë pasi pasaporta amerikane mund të aksesonte 184 shtete pa viza.

10 pasaportat më të fuqishme janë:

Japonia dhe Singapori; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 192 shtete pa viza.

Gjermania dhe Koreja e Jugut; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 190 shtete pa viza.

Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 189 shtete pa viza.

Austria dhe Danimarka; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 188 shtete pa viza.

Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 187 shtete pa viza.

Belgjika, Zelanda e Re dhe Zvicra; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 186 shtete pa viza.

Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 185 shtete pa viza.
Australia dhe Kanadaja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 184 shtete pa viza.

Hungaria; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 183 shtete pa viza.

Lituania, Polonia dhe Sllovakia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 182 shtete pa viza.

Shqipëria dhe rajoni

Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 56, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 113 shtete.

Maqedonia e Veriut në vendin e 47 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 28 me 123 shtete. Kosova në vendin e 108, ku mund të udhëtohet në vetën 40 shtete.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat