23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Tatimpaguesi i Vitit 2022”, Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson SIGAL UNIQA-n

“Tatimpaguesi i Vitit 2022”, Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson SIGAL UNIQA-n

Në një mbrëmje gala, traditë tashmë në Kosovë dhe e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, “THE BEST OF KOSOVO 2022”, u ndanë çmimet për bizneset dhe sipërmarrjet më të suksesshme në vend.

SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë është vlerësuar me çmimin “Tatimpaguesi i Vitit 2022”, çka tregon performancën e shkëlqyer të kompanisë gjatë këtij viti.

Duhet theksuar se ky çmim është fituar edhe vitete e shkuara nga SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë.

“SIGAL UNIQA Group Austria”, me 13.23% të tregut të sigurimeve në Kosovë është vlerësuar me çmimin “Tatimpaguesi i Vitit 2022”, çka tregon performancën në rritje të kompanisë gjatë këtij viti.

Në 20 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve në Kosovë, SIGAL UNIQA Group Austria Kosova rezulton paguesi më i madh i dëmeve në një vlerë prej rreth 73 milionë eurosh në vite.

SIGAL UNIQA Group Austria në Kosovë është një kontribues i rëndësishëm i jetës sociale në vend, me fokus të veçantë shëndetësinë, edukimin, sportin, artin dhe kulturën.

Sponsor i Përgjithshëm i Klubit të Basketbollit “SIGAL Prishtina” që prej vitit 2005 me nje rekord dominues prej 15 titujsh Kampion Kosove;

Sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës qe nga viti 2020 si dhe sponsor gjeneral i Superligës së Femrave në futbollin e Kosovës e cila quhet “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë) përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova është kompania e dytë më e madhe e sigurimeve në Kosovë dhe zotëron mesatarisht 11.63% të volumit të përgjithshëm të primeve.

SIGAL UNIQA Kosova ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në gjithë Kosovën.

SIGAL UNIQA Kosova ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në Deçan, Dragash, Elezit, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Xërxë.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Jetojmë më mirë së bashku
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat