13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJo vetëm në Shqipëri/ SIGAL UNIQA merr në sigurim edhe futbollistët në...

Jo vetëm në Shqipëri/ SIGAL UNIQA merr në sigurim edhe futbollistët në Kosovë

Pas futbollistëve të ekipit të Ballkanit, që u fut në histori me kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League, edhe futbollistët e Ferizajt, Drenicës dhe Gjilanit janë pajisur me policat e Sigurimit të Shëndetit nga SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë.

Ka qenë vetë presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë Agim Ademi i cili ka vizituar klubet, së bashku me Drejtorin e SIGAL në Kosovë, Saimir Dhamo, ku kanë bërë shpërndarjen e policave të sigurimit për futbollistët si dhe kanë benefitet që ato ofrojnë.

Drejtuesit e klubeve dhe futbollistët kanë falënderuar FFK-në dhe SIGAL për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, i cili i ndihmon drejtpërdrejt si klubet ashtu edhe futbollistët.

Nga projekti i përbashkët SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë dhe FFK do të përfitojnë futbollistët e klubeve të Superligës në të dyja kategoritë, Liga e Parë (meshkuj dhe femra) dhe Liga e Dytë (meshkuj).

LEXO EDHE: “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”, nënshkruhet në Kosovë marrëveshja mes Kreut të FFK-së dhe z. Ponari

Sporti bashkon zemrat dhe promovon një jetë të shëndetshme. Si i tillë, kompania SIGAL UNIQA Group Austria e ka vlerësuar çdo vit, duke kontribuar pothuaj në të gjitha disiplinat e saj.

Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL UNIQA Group Austria mbështet ekipin e SIGAL Prishtina, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.

SIGAL UNQA prej vitesh mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Baskebollit duke qenë sponsor zyrtar i tyre;

SIGAL UNIQA ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me kompaninë;

SIGAL UNIQA ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;

SIGAL UNIQA ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

SIGAL UNIQA ka mbështetur financiarisht talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega;

SIGAL UNIQA ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit si dhe shumë e shumë aktivitete të tjera sportive brenda e jashtë vendit.

SIGAL UNIQA Group Austria do të vazhdojë të jetë pranë  komuniteteve sportive edhe në të ardhmen duke besuar fort se Sporti ndikon në Shëndetin e një shoqërie dhe ku ka Shëndet Jetohet më mirë…”

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat