13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia "Elias", 17.3 milionë euro dëmshpërblime nga kompanitë e sigurimeve në Greqi

Stuhia “Elias”, 17.3 milionë euro dëmshpërblime nga kompanitë e sigurimeve në Greqi

Ka përfunduar vlerësimi i parë i tregut grek të sigurimeve për dëmet në prona dhe automjete si pasojë e stuhisë “Elias”, e cila përfshihu në Greqi (kryesisht në Thesali dhe Evia) në datat 25 – 28 shtator 2023.

Sipas deklaratave të kompanive të sigurimeve, janë raportuar gjithsej 1277 dëme. Ndërsa shuma e kompensimit për  llogaritet në 17.3 milionë euro.

Nga këto, 895 humbje kanë të bëjnë me sigurimet e pronës (kompensimi i vlerësuar €16.5 milionë), 380 humbje nga Sigurimi KASKO (vlerësuar €0.7 milionë) dhe 2 humbje nga sigurimet e anijeve (vlerësuar €7.5 mijë).

Dëmet e fatkeqësive natyrore që goditën Greqinë në vitin 2023 janë të rënda. Kemi pasur 3 stuhi me reshje dhe përmbytje, 2 zjarre në pyje me intensitet të lartë. Parashikimi i dëmshpërblimit për ta arrin në një total prej 440 milionë euro. Kjo dëshmon edhe një herë se ngjarjet katastrofike për shkak të krizës klimatike tashmë janë të shumta, të shpeshta dhe më intensive”, është shprehur Presidenti i Komitetit të Pronave, Transportit dhe Risigurimeve, Errikos Moatsos.

LEXO EDHE: “Stina e përmbytjeve dhe stuhive”/ Sigurimi i Pronës dhe KASKO, mënyra më e mirë për ti rikthyer diellin jetës suaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat