11.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjësoj si kompania mëmë në Shqipëri/ SIGAL UNIQA – Kosovë e nis...

Njësoj si kompania mëmë në Shqipëri/ SIGAL UNIQA – Kosovë e nis 2024-ën si lidere e tregut të sigurimeve

SIGAL UNIQA Group Austria vijon rritjen e saj edhe në tregun e sigurimeve të Kosovës.

Sipas buletinit të publikuar nga Banka Qëndrore e Kosovës, kompania që është pjesë e Grupit “SIGAL UNIQA”, mbetet në krye të tregut të sigurimeve edhe për janarin 2024.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria-Kosovë, ka shënuar një rritje krahasuar me Janarin 2023, duke përforcuar pozitën e saj si lidere në treg.

Me 21.6% të totalit të tregut ku operojnë 10 kompani, SIGAL UNIQA tregon se mbetet ende kompania më e madhe dhe më e besuar edhe në Kosovë.

Sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë ka treguar edhe gjatë muajit janar se është një kompani korrekte dhe me standarte evropiane teksa ka dëmshpërblyer klientët e saj në një masë prej 600 mijë eurosh.

Kjo sjellje e kompanisë ka bërë që, si në sigurimet e detyrueshme ashtu edhe ato vullnetare, SIGAL UNIQA të lerë pas kompanitë e tjera.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u themelua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetit sigurues të SIGAL sh.a.

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Në 25-vjetorin e themelimit, SIGAL UNIQA mbetet lidere e tregut të sigurimeve

Sot, pas më shumë se 20 vjetësh në treg, ajo është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve.

Një “armë” e fortë e kompanisë është edhe shërbimi profesional ndaj klientit. Jo vetëm duke qenë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë, në momentin e dëmshpërblimit, por edhe duke ofruar atyre produkte novatore që lehtësojnë përditshmërinë e tyre.

Pas gjithë kësaj pune kolosale qëndron një staf drejtues i përgjegjshëm dhe staf punonjësish dhe agjentësh të mirëtrajnuar, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonimë e Veriut por edhe në Austri.

LEXO EDHE: “The Best Of Kosovo 2023”/ SIGAL UNIQA shpallet sërish “Tatimpaguesi i Vitit”

SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë, jetojmë më mirë së bashku

 

Web: www.uniqa-ks.com

E-mail: [email protected]

Tel: +383 38 240 241

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat