Futbollisti i Skënderbeut, Randi Dumfur është transportuar drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor nga i ftohti.
Rreshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti të lerë fushën 2 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak se nuk ka mundur dot të luajë.
Mësohet se hipertermia është bërë shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Dumfur.
Nga ana tjetër, të njëjtin problem ka patur edhe një futbollist i Kukësit, Lleshi, i cili është marrë nga familjarët për tu dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Edhe Lleshi ka lënë lojën 2 minuta para përfundimit për shkak të gjendjes.