15.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti në Belsh/ Plagosen 4 anëtarë të një familjeje, në gjendje të...

Aksidenti në Belsh/ Plagosen 4 anëtarë të një familjeje, në gjendje të rëndë nëna dhe një nga binjaket

Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në fshatin Dragot në Belsh u plagosën 4 pjesëtarë të një familjeje, mes tyre dhe vajzat binjake 8-vjeçare.

Makina që drejtohej nga nëna e vajzave doli nga rruga dhe u përmbysur në arë e më pas makina shpërtheu në flakë.

Të plagosurit u nxorën nga makina me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht përpara se makina të përfshihej nga flakët.

Katër të plagosurit e familjes Metaj u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat, pasi largësia ishte me afërt dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit.

Burime nga spitali bëjnë me dije për News 24 se, të plagosurit kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat