19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZbulohet logoja e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Zbulohet logoja e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Republika e Kosovës feston këtë 17 shkurt 16-vjetorin e pavarësisë, një akt historik që në vitin 2008 kurorëzoi përpjekjet për liri dhe sovranitet.

Me këtë rast, qeveria e Kosovës ka zbuluar programin që do të shënojë këtë përvjetor dhe moton kryesore: “Kosovë, ne të dalim zot!”

Nuancat e qiellit që tregojnë paqen me të verdhën në mes që përcakton kufijtë e shtetit të Kosovës shpërfaqen në logon e re, të stampuar edhe në faqen zyrtare të qeverisë.

Programi nis më l14 shkurt me përurimin e librit nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe shtetndërtimi”.

Ceremonitë dhe homazhet kulmojnë në ditën e madhe më 17 shkurt, por aktivitetet janë planifikuar të vijojnë deri në nëntor gjatë javës kulturore.

LEXO EDHE: Më e madhja në prime dhe dëme të paguara/ SIGAL UNIQA Kosovë e mbyll vitin 2023 si lidere e tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat