16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreSigurime VullnetareShendet & JeteSigurimi i Marinës, Aviacionit dhe Mallit në Transport/ Me SIGAL të sigurtë...

Sigurimi i Marinës, Aviacionit dhe Mallit në Transport/ Me SIGAL të sigurtë edhe në det e në ajër

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është e vemtja kompani në Shqipëri e cila ofron të gjitha klasat e sigurimit. Si dhe e vetmja në sigurimet e Marinës dhe Aviacionit.

Sigurimi i Mallit në transport

Për të garantuar vazhdimësinë e biznesit, për të shmangur humbjet nga rreziqet dhe të papriturat e shumta e te ndryshme gjatë transportit, sigurimi i mallit në transport te SIGAL UNIQA Group Austria është një domosdoshmëri.

Format e rreziqeve që mbulohen:

SIGAL UNIQA mbulon në sigurim çdo humbje apo dëmtim që vjen si pasojë e një ngjarje aksidentale.

Mbulimi A

-All Risk (të gjitha rreziqet gjatë transportit)

Në mbulimin A, mallrat sigurohen nga të gjitha rreziqet e humbjeve ose dëmeve të shkaktuara nga çdo ngjarje e papritur.

Mbulimi B

Në mbulimin B, klienti zgjedh mbulimet e rreziqeve që dëshiron të sigurojë.

Mjetet e transportit

Transport tokësor: përfshin transportin automobilistik dhe atë hekurudhor.

Transport detar: ku pranohen të gjitha llojet e anijeve që plotësojnë kushtet teknike të parashikuara Autoriteti Kombetar, nga ligjet dhe konvetat kombëtare e ndërkombëtare për transportin detar.

Transport ajror: ku pranohen kërkesat për sigurimin e mallit që transportohet me avionë të licensuar nga shoqëritë ajrore klasifikuese.

Rajoni i mbulimit

SIGAL UNIQA siguron mallra që transportohen në të gjithë botën dhe ofron asistencë të plotë nëpërmjet agjensive te UNIQA Group Austria në të gjithë Europën, duke ndjekur mallin nga nisja e deri në destinacion.

Sa kushton?

Për transporte tokësore brenda Europës nga 0.10% deri në 0.44 % të shumës së siguruar.

Për transportet detare brenda Europës nga 0.10% deri në 0.32% të shumës së siguruar.

Për transportet ajrore nga 0.15% deri në 0.48% të shumës.

Periudha e sigurimit fillon nga çasti kur mallrat ngarkohen në mjetin që kryen transportin dhe deri kur të shkarkohen në vendin e parashikuar në kontratë. (port, aeroport, magazinë etj)

Sigurimet e Marinës

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, e cila bashkËpunon me kompani gjigande siç janë Lloyd’s, Raetsmarine etj duke patur kështu fuqi dëmshpërblimi për çdo lloj vlere dëmi.

Sigurimi i anijes Kasko (Hull & Machinery)

Rreziqet që ky sigurim mbulon: Rreziqet e detit ose ujrave të lundrueshëm, zjarri, shpërthimi, vjedhja më dhunë nga persona jashtë anijes, hedhja e ngarkesës në det, përplasja me mjete të tjera levizëse në tokë, det, port. neglizhenca e kapitenit, avaria e përgjithshme, etj.

Sigurimi i përgjegjësisë P&I (Protection and Indemnity Insurance)

Rreziqet që ky sigurim mbulon: Përgjegjësinë ndaj palëve të treta nga dëme si pasojë e përlasjes në det: Plagosja, sëmundja apo vdekja e një anëtari të ekuipazhit, pasagjeri apo palë e tretë, shpenzimet për riatdhesimin e ekuipazhit, shpenzimet për shpëtimin e jetës, humbjen apo dëmtimin e pasurisë, etj.

SIGAL UNIQA ofron dhe mbulime të specializuara për: Anijet e transportit të mallrave (cargo) dhe ato të peshkimit; Yacht-te (pleasure Crafts); – Motor ujor (Jet); çdo tip motoskafi.

– Sigurimi TPL dhe sigurim KASKO Marine

*Sigurimi TPL Marinë mbulon përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar.

*Sigurimi KASKO Marinë mbulon me sigurim çdo përgjegjësi e dëm të klientit pavarësisht kush është fajtori.

Sigurimet e Aviacionit

SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurime për avion pasagjerësh dhe mallrash, helikopterë ushtarakë dhe civilë sipas normave teknike dhe kufijve të përgjegjësisë të caktuara nga Konventat Ndërkombëtare.

Mbulimet me sigurim që SIGAL UNIQA ofron janë:

– Përgjegjësi ndaj palëve të treta, kompeson për dëmet trupore dhe pasurore që avioni mund t’ju shkaktojë palëve të treta;

– Sigurim jete dhe shëndeti për pilotët dhe pasagjerët;

– Sigurim i trupit të avionit, pjesëve të tij dhe përgjegjësive ligjore;

– Riparimin e plotë apo zëvendësimin e avionit të dëmtuar aksidentalisht;

– Sigurimi i përgjegjësive të avionit nga lufta dhe rreziqet e saj, pengmarrja, aktet keqdashëse apo përgjegjësi të tjera të kësaj natyre.

SIGAL UNIQA mbulon me sigurim humbjen apo dëmtimin e bagazheve, sendeve personale që vijnë si rezultat i një aksidenti ajror.

Dëmshpërblen të gjitha shumat për të cilat i siguruari bëhet ligjërisht përgjegjës për të paguar nga një aksident ajror.

Nëse kërkoni më shumë informacion klikoni në: https://sigal.com.al/marina/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat