15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiRritja e inflacionit/ Ju tregojmë 6 gjërat për të cilat konsumatorët duhet...

Rritja e inflacionit/ Ju tregojmë 6 gjërat për të cilat konsumatorët duhet të paguajnë më shumë

Rritja e shifrave të inflacionit në kohët e fundit ka shqetësuar jo pak konsumatorët në të gjithë botën.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit që përshkruan rregullimet dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve të shportës, u lehtësua nga një normë vjetore prej 3.2% në 3.1% në shtator, ndërkohë që ekonomistët parashikojnë një rritje në muajt e ardhshëm.

Normalisht që një ndikues kryesor i të gjitha këtyre ndryshimeve është pandemia Covid-19, ku pamë se çmimet për konsumatorët janë rritur me ritme shumë të larta.

  • Karburanti

Kontributi më i madh në rritjen e shifrave të fundit të inflacionit erdhi nga kostot e transportit. ONS vuri në dukje se çmimet mesatare të benzinës qëndruan në 134.9 pens për litër në shtator krahasuar me 113.3 pens për litër të një viti më parë.

Çmimi i karburantit përgjatë muajit shtator të 2021 ka pësuar rritjen më të lartë që prej vitit 2013.

  • Veturat e përdorura

Që prej stinës së verës a pasur një rritje të madhe të kërkesave për të blerë makina të përdorura, se sa zgjedhje e automjeteve të reja. ONS tha se çmimet dhanë kontributin më të madh në inflacion që nga shkurti 2010. U raportua se shitjet e u rritën me 2.9% në shtator duke çuar në një rritje kumulative prej 21.8% që nga prilli.

  • Mobilje dhe mallra të tjera shtëpiake

Ky sector ka pësuar një rritje të madhe të konsumit përgjatë pandemisë, ku si pasojë e lockdoën-it, konsumatorë nga e gjithë bota vendosën të ndryshojnë arredimin e banesave.

Çmimet në këtë kategori u rritën me 3.8% në shtator, krahasuar me 1.5% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

  • Ushqimi

ONS vuri në dukje një rritje të lehtë të kostove të ushqimit gjatë shtatorit – duke sinjalizuar fundin e deflacionit të ushqimit. Ndërsa rritja e këtyre çmimeve u kompensua nga rritje më të vogla në koston e pijeve joalkoolike, një raport i veçantë duke përdorur të dhënat e industrisë tregoi se çmimet e ushqimeve u rritën 1.7% deri më 3 tetor.

  • Strehimi

Kostoja e strehimit dhe jetesës në një shtëpi që nuk është e jotja, e njohur si kosto e okupatorit, u cilësua si një presion në rritje mbi inflacionin përgjatë muajit shtator. Raporti vuri në dukje rritjen e faturave të qirave dhe karburantet e lëngshme.

  • Familja

Për shkak se ka rreth 15 milionë shtëpi me të ashtuquajturat tarifa të paracaktuara, të cilat kontrollohen nga kufiri i çmimeve të qeverisë, shifrat e inflacionit për tetorin mendohet të tregojnë një rritje të dukshme. Ky është shkaku i një rritje prej 12% e kufirit që tani ka hyrë në fuqi për të reflektuar rritjen rekord të kostove të energjisë me shumicë.

Disa ekonomistë besojnë se nëse çmimet do të pasqyroheshin plotësisht në rishikimin e ardhshëm të nivelit të kufirit, faturat mund të rriteshin me 30% në prill.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat