31.6 C
Tirana
Thursday, June 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF: SIGAL dëmshpërbleu 11.5 milionë euro në 5 muajt e parë të...

AMF: SIGAL dëmshpërbleu 11.5 milionë euro në 5 muajt e parë të vitit 2026

Sipas raportit të sapodalë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-maj 2026, në 5-mujorin e parë të vitit, SIGAL dëmshpërbleu 29.06% të totalit të dëmeve të paguara nga e gjithë industria e sigurimeve, në jetë dhe jojetë.

Konkretisht, në jetë dhe jojetë, SIGAL dëmshpërbleu 11.5 milionë euro, ose 1,083,170,000 lekë.

25.38% e totalit të dëmeve që industria siguruese pagoi në sigurimet e jetës u pagua nga SIGAL. Në sigurimet e jetës operojnë 5 kompani, ndërsa në pesë muajt e parë të vitit SIGAL pagoi 1/4 dëme në raport me totalin e dëmeve të paguara nga e gjithë industria. Kompania dëmshpërbleu 56 raste me 42,692,000 lekë.

29.24% e totalit të dëmeve që industria siguruese pagoi në sigurimet e jojetës u pagua nga SIGAL. Në sigurimet e jojetës operojnë 8 kompani sigurimesh, por SIGAL paguan thuajse 1/3 e totalit të dëmeve që paguan e gjithë industria. Kompania pagoi 1,040,478,000 lekë për dëmshpërblimet e 8626 rasteve.

Aftësinë paguese, korrektesën dhe përpikërinë në pagesa të dëmeve të kompanisë SIGAL e dëshmojnë 8682 përfitues konkretë në vetëm 5 muajt e parë të vitit 2026, duke e radhitur si paguesen kryesore të dëmeve në industrinë siguruese.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat