32.6 C
Tirana
Friday, June 26, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF prezanton projektrregullore për qëndrueshmërinë operacionale digjitale

AMF prezanton projektrregullore për qëndrueshmërinë operacionale digjitale

Autoriteti prezanton projektrregulloren për qëndrueshmërinë operacionale digjitale në një tryezë gjithëpërfshirëse të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi për herë të parë, një tryezë konsultative gjithëpërfshirëse me anëtarët e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE), ku u prezantua projektrregullorja “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale në subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”.
Takimi shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e dialogut institucional me ekspertët, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e sektorit financiar jo-bankar si një mekanizëm të rëndësishëm institucional për komunikim, konsultim dhe transparencë gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, znj. Adela Xhemali, vlerësoi rëndësinë e këtij takimi duke theksuar se: “Përafrimi me acquis të Bashkimit Evropian kërkon jo vetëm transpozim teknik, por edhe konsultim të gjerë dhe përfshirje aktive të aktorëve të tregut, institucioneve, shoqërisë civile dhe ekspertëve. Kjo rregullore përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kuadrit mbikëqyrës dhe kërkon angazhim të shtuar nga subjektet e licencuara për forcimin e menaxhimit të rrezikut, raportimit të incidenteve dhe qëndrueshmërisë operacionale digjitale.”
Projektrregullorja është hartuar në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit të tregjeve financiare me acquis të Bashkimit Evropian, konkretisht me Rregulloren (BE) 2022/2554, të njohur si DORA.
Ajo synon të vendosë kërkesa të qarta dhe të standardizuara për menaxhimin e rreziqeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga subjektet e mbikëqyrura nga AMF, duke forcuar sigurinë e sistemeve të informacionit, aftësinë parandaluese dhe reaguese ndaj incidenteve kibernetike dhe operacionale, si edhe garantimin e vijimësisë së shërbimeve financiare në rast të ndërprerjeve apo goditjeve teknologjike.
Gjatë takimit, antarët e Paltformës së Partneritetit patën një diskutim proaktiv lidhur me dispozitat kryesore të projektrregullores dhe implementimin e saj.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat