26.4 C
Tirana
Thursday, June 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF për janar-maj 2026: Shifrat e tregut shqiptar të sigurimeve

Raporti i AMF për janar-maj 2026: Shifrat e tregut shqiptar të sigurimeve

Gjatë periudhës janar-maj 2026, tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje prej 4.90% krahasuar me janar-maj 2025. Vëllimi i primeve të shkruara bruto u rrit me 494,094 mijë lekë, duke arritur në total në 10,569,158 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 633,812 duke shënuar një rritje me 4.92% krahasuar me periudhën janar – maj 2025.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 9,571,705 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.89% krahasuar me janar-maj 2025.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 567,139 duke shënuar një rritje në masën 5.10% krahasuar me janar-maj 2025.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 66,669 duke shënuar një rritje në masën 3.46% krahasuar me janar-maj 2025.

Gjatë periudhës janar-maj 2026 janë paguar gjithsej 3,828,441 mijë lekë dëme ose 15.86% më shumë se në janar-maj 2025.

Numri i dëmeve të paguara në janar-maj 2026 është rritur me 1,960 dëme dhe arriti shifrën 33,188 nga të cilat 31,412 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, 1,776 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat