23.5 C
Tirana
Wednesday, May 20, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i aksidenteve personale dhe rasti i një shqiptareje në SHBA

Sigurimi i aksidenteve personale dhe rasti i një shqiptareje në SHBA

Një ngjarje e rëndë aksidentale, që i mori jetën një shqiptareje 56-vjeçare në SHBA, na ngre pyetjen:

Po vdekja e ngjashme aksidentale, rrëzimi aksidental në një pusetë elektrike ose jo, a mbulohet financiarisht nga ndonjë sigurim?

Sa i takon territorit të Republikës së Shqipërisë, përgjigjja është po.

Sigurimi nga aksidentet personale.

Në këtë lloj sigurimi, aksident do të konsiderohet çdo ngjarje e papritur dhe e paparashikuar që ndodh në mënyrë rastësore pa vullnetin e të Siguruarit, e identifikueshme për sa i përket kohës dhe vendit të ndodhjes, që ka impakt trupor të drejtpërdrejtë, të jashtëm dhe të dhunshëm mbi të Siguruarin dhe që sjell si rrjedhojë humbjen e jetës, paaftësinë për punë ose dëmtime trupore të të Siguruarit.

Do të konsiderohen aksidente edhe:

2. Helmimi akut i pavullnetshëm ose djegie të pavullnetshme që vijnë si shkak i gëlltitjes ose rënies në kontakt me substanca toksike ose gërryese dhe gazrave apo avujve toksikë, përveç sëmundjeve profesionale;

3. Goditjes elektrike (ku përfshihet edhe goditja nga rrufeja);

4. Asfiksija, Mbytja, ngrirja, goditja e diellit perfshire plaget e shkatuara nga rrezet ultraviolet por jo djegja nga dielli;

5. Shkëputjet ose ndrydhjet muskulare që vijnë si shkak i sforcimit fizik;

6. Trazirat civile masive apo aktet terroriste, me kusht që i Siguruari të mos ketë marrë pjesë aktive në to;

7. Rastet e infeksioneve të shkaktuara nga plagët e një aksidenti, si edhe infeksionet nga tetanozi apo tërbimi;

8. Rëniet nga lartësitë;

Ky lloj sigurimi garanton deri në 5 milionë Lekë dëmshpërblim për trashëgimtarët ligjorë të viktimës në rast se i siguruari humb jetën, po ashtu deri në 5 mln Lekë mund të llogaritet edhe dëmshpërblimi sipas paaftësisë, së plotë apo proporcionale, të përhershme apo të përkohshme.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat