23.5 C
Tirana
Wednesday, May 20, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë viktimë dhe tre të plagosur, aksident tragjik në Thumanë-Laç dhe perspektiva...

Një viktimë dhe tre të plagosur, aksident tragjik në Thumanë-Laç dhe perspektiva e siguruesve

Një tjetër aksident tragjik preku rrugët shqiptare.

Aksidenti i frikshëm, me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në aksin Thumanë-Laç, na kujton se jeta mund të ndryshojë në vetëm pak sekonda.

Ngjarja na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e kujdesit të shtuar në drejtimin e automjeteve, respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, por po aq edhe në pajisjen me mbrojtje sa më të gjerë dhe të zgjuar të mbrojtjes financiare, që mund të rezultojnë shumë kyçe në momentet e vështira.

Në këto momente, mendimet dhe solidariteti ynë shkojnë për familjen e viktimës dhe për të gjithë të lënduarit.

Nga pikëpamja e sigurimeve, si sigurime.online, pa njohur ende detajet e imtësishme nga aksidenti, të cilat do të dalin përfundimisht pas raportit përfundimtar të policisë, sjellim në vëmendje këto sigurime:

Sigurimin e detyrueshëm motorik, TPL-ja, i cili do të mbulojë deri në 750 mijë euro dëme materiale dhe jomateriale (shëndetësore, të cilat kanë qenë të shumta në vendngjarje).

TPL e mjetit shkaktar do të dëmshpërblejë dëmet shëndetësore edhe te pasagjerët, përfshirë edhe pasagjerët e mjetit shkaktar në rast se nuk bëjnë pjesë në kushtet përjashtimore të policës siguruese.

Sigurimi KASKO do të mbulonte dëmet edhe në mjetin shkaktar deri në 90% të vlerës totale të dëmit, në varësi të kushteve kontratuale të marrjes në sigurim.

Deri në 10 mijë euro këto dëme materiale mund t’i mbulonte edhe sigurimi MINIKASKO.

Sigurimi i aksidenteve personale do të mbulonte drejtuesin e automjetit, në rast humbje jete ose dëmtimi të rëndë shëndetësor, paaftësi të plotë ose të pjesshme, të përhershme ose të përkohshme proporcionalisht me dëmin. Drejtuesi i automjetit shkaktar të aksidentit, pa një sigurim të aksidenteve personale, në rast vdekjeje, është i pambuluar.

Sigurime.Online sjell në vëmendje se përgjegjshmëria dhe informacioni shpëtojnë jetë ose shmangin drama financiare kur aksidentet bëhen të pashmangshme. Informohuni, mbrohuni dhe kujdesuni për veten dhe të tjerët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat