23.5 C
Tirana
Wednesday, May 20, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet turisti motorçiklist në aksin Berat-Lushnje

Aksidentohet turisti motorçiklist në aksin Berat-Lushnje

Aksidenti i ndodhur në aksin Lushnjë–Berat është një tjetër sinjal alarmi për rrezikun që paraqet trafiku i rënduar dhe infrastruktura rrugore me standarde të kufizuara.

Përtej aspektit njerëzor dhe hetimeve që do të përcaktojnë përgjegjësitë, kjo ngjarje nxjerr në pah edhe rëndësinë jetike të mbrojtjes përmes sigurimeve, sidomos në rastet që përfshijnë turistë dhe mjete me risk më të lartë si motoçikletat.

Nga perspektiva e sigurimeve, ky rast tregon disa elementë thelbësorë:

  • Sigurimi i detyrueshëm motorik është mbrojtja minimale që garanton dëmshpërblim për palët e dëmtuara në aksidente rrugore.
  • Sigurimi Kasko mund të mbulojë dëmet materiale të automjetit, edhe në situata ku përgjegjësia mbetet ende në hetim.
  • Për drejtuesit e motoçikletave dhe turistët, sigurimi i aksidenteve personale dhe sigurimi shëndetësor në udhëtim bëhen jetikë për të përballuar kostot mjekësore dhe emergjencat.
  • Në aksidente me shtetas të huaj, procedurat e dëmshpërblimit dhe dokumentacioni i sigurimit marrin rëndësi edhe më të madhe për trajtimin e shpejtë të rastit.

Këtu duam të ndalemi edhe te një sigurim tjetër:

Në rast se nga hetimi shkaktar i aksidentit rezulton motori i turistit të huaj, merr shumë vlerë sigurimi kufitar, sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ky sigurim është 15-ditor, 30-ditor, 45-ditor, 6-mujor dhe 1 vjeçar. Ç

farë mburon Polica Kufitare? Polica Kufitare mbulon përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta, për dëmet e shkaktuara nga mjeti i siguruar gjatë qarkullimit në territorin e Shqipërisë, përfshirë:

-Dëme materiale (p.sh., dëmtime në automjete të tjera, objekte, ndërtesë, etj.)

-Dëmtim shëndetësor ndaj personave të përfshirë në aksidente (përjashto drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin)

87 euro për 1 vit është çmimi tavan i një police kufitare për një motorçikletë në Shqipëri.

Njësoj si sigurimi i detyrueshëm TPL për mjetet dhe shtetasit shqiptarë, mbulimi i një sigurimi kufitar arrin në të njëjtat limite: deri në 750 mijë euro në rast se shkakton aksident.

Aksi rrugor Berat-Lushnje është përmendur shpesh për nivelin e lartë të aksidenteve, Sigurime.Online përsërit apelin e saj për drejtimin me shpejtësi të kontrolluar, ruajtjen e distancës së sigurisë, kujdesin ndaj mjeteve më të ekspozuara si motoçikletat dhe verifikimin periodik të mbulimit të sigurimit.

Sigurime.online apelon për më shumë ndërgjegjësim mbi kulturën e sigurimit dhe sigurisë rrugore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat