7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Jetës/ SIGAL LIFE mbetet lider në tregun shqiptar

Sigurimet e Jetës/ SIGAL LIFE mbetet lider në tregun shqiptar

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi javën e shkuar ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2022.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për këtë periudhë kapën vlerën 4,280 milionë lekë, ose 5.97% më shumë se në janar-mars 2021.

Gjatë periudhës janar-mars 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 247,576  me një rritje prej 21.99% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.51% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.45%.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-mars 2022, arritën rreth 319 milionë lekë, ose 8.57% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ashtu si në Sigurimet e Jo-Jetës, edhe në ato të Jetës, Grupi SIGAL kryeson tregun përmes SIGAL LIFE UNIQA Group Austria.

LEXO EDHESIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit

Nga 4 kompani në treg, SIGAL LIFE kryeson tregun me mbi 52% të tij, ndërsa sa i përket dëmeve të paguara me mbi 41%.

Sa i përket produktit më të madh në Sigurimet e Jetës, Sigurimin e Jetës së Debitorit, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të mbetet lidere me rreth 57% të tregut, ndërsa niveli i dëmeve të paguara te klientët arrin në rreth 43%…

Produkti i “Jeta e debitorit” është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare pasi bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha.

Korrektësia përballë klientëve, pagimi i dëmeve konform ligjeve në fuqi, produktet më të mira e inovative për tregun shqiptar e kanë bërë grupin SIGAL lider në tregun e sigurimeve dhe më të besuarën tek qytetarët.

SIGAL UNIQA është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Nën slloganin “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria do të vijojë të mbetet partneri kryesor i qytetarëve për një jetë më të mirë dhe të sigurt.

LEXO EDHEA më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat