9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit

SIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit

Në periudhën janar-mars të vitit 2022 tregu i sigurimeve ka pësuar rritje prej 5.97%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu raporton Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në statistikat e publikuar së fundmi.

Sipas AMF, të dhënat tregojnë se primet e shkruara bruto janë rritur ndjeshëm duke arritur në shifrën e 4.3 milion lekëve. Gjatë periudhës janar-mars 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 247,576 duke shënuar një rritje me 21.99% krahasuar me janar-mars 2021.

Tregu i sigurimeve mbetet i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, që kapën shifrën e 3,959,657 mijë lekëve, duke shënuar rritje me 19.26%. Sakaq gjatë periudhës janar-mars 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,457,690 lekë.

Edhe këtë herë shifrat e raportuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania më e besuar nga shqiptarët përsa i përket tregut të sigurimeve në vend. SIGAL UNIQA Group Austria del në pah si kompania e sigurimit që paguan më shumë dëme te qytetarët, duke zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut.

  • SIGURIMI I JETËS

  • SIGURIMI I JO-JETËS (Ndarja e tregut)

  • SIGURIMI I JO-JETËS (Dëme të paguara)

  • SIGURIMI MOTORRIK (Ndarja e tregut)

 

  • SIGURIMET MOTORRIKE (Dëme të paguara)

 

  • SIGURIMI I PASURISË

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, e themeluar në vitin 1999, është kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, gjithashtu funksionale rajonale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve, i përbërë nga 8 Shoqëri të Sigurimeve dhe Risigurimeve të Jetës dhe Jo Jetës dhe Fondit Privat të Pensionit, duke udhëhequr tregun e sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një nga gjigantët më të fortë dhe më të fuqishëm financiarë dhe grupet e sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke numëruar më shumë se 5,5 miliardë euro prime të shkruara/vit, 23,500 punonjës dhe 15,5 milionë klientë në 18 vende.

Sa i përket SIGAL UNIQA Group Austria, ajo ka 1936 punonjës në 1136 zyra dhe numëron mbi 500 mijë kontrata dhe 68.533.000 euro prime të shkruara gjatë vitit 2020.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat