14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracioni i Makinës, ja kompania e sigurimit më e besueshme dhe që...

Siguracioni i Makinës, ja kompania e sigurimit më e besueshme dhe që paguan më shumë

Tregu i sigurimeve e mbylli 9-mujorin e parë të vitit me një volum total të primeve të shkruara bruto prej 14.2 miliardë lekësh ose rreth 116 milionë eurosh.

Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu po ruan ritme dyshifrore të rritjes, me 18% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e lartë pjesërisht i detyrohet edhe efektit të pandemisë në tregun e sigurimeve, që u ndie sidomos në produktet që lidheshin me lëvizjet ndërkufitare të njerëzve dhe mjeteve.

Megjithatë, tregu është në rritje edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, me 10.4% më shumë, çka tregon një rritje të kënaqshme edhe në raport me periudhat normale.

Lexo edhe: SIGAL UNIQA lidere në tregun e sigurimeve, AMF: Më e besuara tek shqiptarët

Tregu shqiptar i sigurimeve mbetet kryesisht i varur nga produktet që në mënyrë direkte apo indirekte janë të detyrueshme, kryesisht në segmentin e sigurimeve motorike. Shtimi i numrit të mjeteve në qarkullim, zgjerimi i turizmit hyrës në rrugë tokësore, por edhe rritja e tregut të qirasë financiare janë element që vetvetiu sigurojnë një rritje graduale të volumit të primeve të shkruara bruto.

Për 9-mujorin, primet në klasat e sigurimeve të detyrueshme motorike u rritën me 13.8% krahasuar me një vit më parë.  Ritme të larta të rritjes po shfaq edhe sigurimi KASKO i automjeteve, me 27.25% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket kompanive të sigurimit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton ajo që ka numrin më të lartë të primeve të shkruara por edhe dëmet e paguara.

SIGURIMET MOTORIKE (NDARJA E TREGUT)

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA – 21.54%

EUROSIG – 15.06%

SIGMA – 14.80%

SIGURIMET MOTORIKE (DËMET E PAGUARA)

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA – 27.93%

SIGMA – 14,34%

INTERSIG – 13.13%

Lexo edhe: Top News: Askush nuk paguan sa SIGAL/ 7 miliardë lekë dëme motorike gjatë Janar-Shtator 2021

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat