15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTop News: Askush nuk paguan sa SIGAL/ 7 miliardë lekë dëme motorike...

Top News: Askush nuk paguan sa SIGAL/ 7 miliardë lekë dëme motorike gjatë Janar-Shtator 2021

SIGAL UNIQA Group Austria është kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon. Jo vetëm se ka 22 vjet në treg por edhe për faktin është pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insuramce Group.

Referuar shifrave zyrtare nga AMF, SIGAL UNIQA vijon të mbetet kompania numër një e sigurimeve në vend, si për primet e shitura por edhe për dëmet e paguara.

Ne biseduam me drejtues të Departamentit të Dëmeve Motorike në SIGAL, të cilat na dhanë detaje mbi këto shifra.

Gjatë vitit 2020, SIGAL UNIQA Group Austria, sa i përket sigurimit të detyrueshëm TPL, ka paguar në total mbi 4,1 miliardë lekë të vjetra dëme.
Nga të cilat, mbi 2,1 miliardë lekë dëme materiale dhe reth 2 miliardë lekë dëme shëndetësore.

Ndërsa në 9 mujorin e këtij viti, janë paguar mbi 2.1 miliardë lekë të vjetra dëme materiale dhe mbi 3.3 miliardë lekë të vjetra dëme shëndetësore”.

“Gjatë vitit 2020, SIGAL UNIQA, për klientët me sigurim KASKO, në 263 raste ka paguar mbi 1.3 miliardë lekë të vjetra dëme.
Shifër kjo e përafërt edhe sa i përket 9-mujorit të këtij viti, ku në 974 raste janë paguar po rreth 1,3 miliardë lekë të vjetra dëme.
Nëse flasim për sigurimin “MiniKASKO me TPL”, vitin e shkuar SIGAL UNIQA ka paguar mbi 123 milionë lekë të vjetra dëme në 263 raste. Kurse, në periudhën janar-shtator 2021 janë 124 milionë lekë të vjetra dëme të paguara në 261 raste”.

Ermal Ponari, zv/drejtor i Departamentit të Trajtimit të Dëmeve Motorike në SIGAL, shpjegoi procedurat që duhen ndjekur në rast aksidenti pas hyrjes në fuqi të rregullores së re nr.125, miratuar nga Bordi i AMF.

“Për dëme ndaj automjetit me vlerë deri në 1 milion lekë të vjetra, dëmshpërblimi kryehet brenda 14 ditëve kalendarike, ndërsa për dëmet mbi 1 milion Lekë të vjetra, brenda 30 ditëve. Nuk duhet harruar që afatet nisin në momentin kur klienti sjell pranë kompanisë dosjen e plotë me të gjitha dokumentat që kërkojnë ligjet në fuqi.
Dhe në përfundim të trajtimit të kërkesës shoqëria duhet të njoftojë palën e dëmtuar”.

Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari apelon te qytetarët dhe klientët e kompanisë që ai drejton se, në çdo rast aksidenti apo dëmi të shkaktuar, ti drejtohen menjëherë kompanisë së sigurimit duke shmangur palët e treta që janë të gatshme të pëfitojnë vetë dhe të dëmtojnë të aksidentuarin.

“Çdo qytetar në territorin e Republikës së Shqipërisë të paraqitet pranë kompanive të sigurimit duke shmangur palët e treta, konsulentë apo zyra juridike apo avokatore dhe duke u paraqitur pranë kompanive të sigurimeve. Kam bindjen se secili do të marrë vlerën e plotë”.

Një kompani sigurimi vlerësohet nga dëmet që paguan dhe shifrat flasin vetë. Askush nuk dëmshpërblen sa SIGAL UNIQA Group Austria. Ndaj, nëse doni të siguroheni mos humbisni kohë, SIGAL UNIQA Group Austria është zgjedhja e duhur.

Për më shumë informacion:

www.Sigal.com.al
WhatsApp: +355 68 60 62 829
e-mail: [email protected]

Kronika e plotë në Top News

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat