17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA, kompania lider në tregun e sigurimeve/ Publikohet raporti i AMF

SIGAL UNIQA, kompania lider në tregun e sigurimeve/ Publikohet raporti i AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar raportin lidhur me ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2021.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 14,166 milionë lekë, ose 18.06% më shumë se në janar-shtator 2020. Gjatë periudhës janar-shtator 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 849,732 me një rritje prej 22.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.6% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.23%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.35% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.65% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shtator 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,171 milionë lekë, ose 7.21% më pak se në periudhën janar-shtator 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fund vitit 2019 gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 3,025 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti i AMF nxjerr edhe në pah dominimin e SIGAL UNIQA Group Austria, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

SIGURIMI I JETËS

SIGURIMI JO-JETË (NDARJA E TREGUT)

SIGURIMI JO-JETË (DËMET)

SIGURIMI MOTORIK (NDARJA E TREGUT)

MTPL E BRENDSHME

MTPL E BRENDSHME (DËMET)

 

KASKO 

SIGURIMI MOTORIK (DËMET)

SIGURIMI I PASURISË (NDARJA E TREGUT)

SIGURIMI I PASURISË (DËME)

SIGURIMI AKSIDENTE DHE SHËNDET (NDARJA E TREGUT)

SIGURIMI AKSIDENTE DHE SHËNDET (DËME)

SIGURIMI SHËNDETI NË UDHËTIM (NDARJA E TREGUT)

 

SIGURIMI I GARANCIVE (NDARJA E TREGUT)

SIGURIMI I GARANCIVE (DËME)

FONDI I KOMPENSIMIT (DËME)

Raporti i plotë

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, e themeluar në vitin 1999, është kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, gjithashtu funksionale rajonale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve, i përbërë nga 8 Shoqëri të Sigurimeve dhe Risigurimeve të Jetës dhe Jo Jetës dhe Fondit Privat të Pensionit, duke udhëhequr tregun e sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një nga gjigantët më të fortë dhe më të fuqishëm financiarë dhe grupet e sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke numëruar më shumë se 5,5 miliardë euro prime të shkruara/vit, 23,500 punonjës dhe 15,5 milionë klientë në 18 vende.

Sa i përket SIGAL UNIQA Group Austria, ajo ka 1936 punonjës në 1136 zyra dhe numëron mbi 500 mijë kontrata dhe 68.533.000 euro prime të shkruara gjatë vitit 2020.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat