21.5 C
Tirana
Wednesday, May 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i jetës së debitorit mbron edhe stabilitetin ekonomik të një vendi

Sigurimi i jetës së debitorit mbron edhe stabilitetin ekonomik të një vendi

PPI, ose sigurimi i jetës së debitorit, sjell përfitimin e jashtëzakonshëm që familjarët e kredimarrësit, në rast se ky i fundit humb jetën, të trashëgojë ligjërisht pronën e blerë me kredi. Siguruesi kujdeset për shumën e mbetur për t’u shlyer ndaj bankës.

PPI nuk mbron vetëm familjen e kredimarrësit, por edhe stabilitetin ekonomik. Ja se si:

Bankat, për kredidhënie, qarkullojnë paratë e depozitave të qytetarëve dhe bizneseve.

Çdo kredi e pashlyer mbart në vetvete rrezikun për stabilitetin financiar të bankës dhe, në plan më të gjerë, për interesat e depozituesve.

Në këtë mënyrë ndikohet ekonomia, shëndeti ekonomik i një komuniteti.

Paramendoni që një katastrofë e madhe në një zonë mund të shpjerë drejt vdekjes dhjetra apo qindra kredimarrës. Moskthimi mbrapsht i kredive rrezikon depozitat e kursimtarëve, rrezikon paratë e bankës dhe ekonominë mbarë.

Paramendoni që e njëjta katastrofë dëmton duke i shkatërruar vlerat e pronave të lëna si kolateral.

Çfarë do të bënte banka, përballë mundësisë teorike me pronat e lëna garanci të shkatërruara dhe pa kredipagues në jetë?

Këtu del roli teorik i patjetërsueshëm i siguruesit, i produktit të sigurimit PPI për bankën dhe për ekonominë mbarë. PPI-ja e shmang teorikisht kolapsin. Ajo e bën të pamundur skenarin teorik që ndoqëm më sipër.

Në këtë pikë banka gjen përfitim dhe mbrojtje të sigurt, të zgjuar, të thjeshtë te PPI-ja: ajo ruan paratë e saj.

Kreditë, duke u paguar nga siguruesi, nuk sjellin humbje, portofoli tërësor i kredive ruhet, kursimet e qytetarëve ruhen, ruhet ecuria dhe si rrjedhojë ruhet edhe aktiviteti dhe reputacioni i bankës, bashkë me stabilitetin ekonomik në tërësi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat