Një tjetër aksident fatal në rrugët shqiptare, këtë herë në Durrës.
Aksidenti i mori jetën drejtuesit të motomjetit.
Një tjetër humbje jete që rikthen vëmendjen te siguria rrugore dhe përgjegjësia që mbajnë të gjithë përdoruesit e rrugës.
Kujdesi në drejtim, respektimi i rregullave të qarkullimit dhe vigjilenca në çdo situatë mbeten thelbësore për të parandaluar tragjedi të tilla.
Krahas aspektit njerëzor dhe penal të ngjarjes, me rëndësi mbetet edhe njohja e mekanizmave ligjorë dhe financiarë që aktivizohen pas një aksidenti rrugor.
Në raste të tilla, përcaktimi i fajësisë nuk është çështje perceptimi publik apo deklaratash të menjëhershme. Fajësinë në aksident e përcakton vetëm hetimi policor dhe raporti mjekoligjor, të cilët analizojnë dinamikën e ngjarjes, shkaqet dhe përgjegjësitë konkrete të palëve të përfshira.
Pikërisht rezultati i këtij hetimi përcakton edhe aktivizimin e përgjegjësive financiare dhe sigurimore.
Në aspektin e sigurimeve, aktivizohet sigurimi i detyrueshëm motorik TPL, i cili mbulon dëmet ndaj palëve të treta deri në kufirin ligjor prej 750 mijë eurosh. Por se cila TPL do të mbajë barrën e dëmshpërblimit, kjo varet drejtpërdrejt nga rezultati i hetimit dhe përcaktimi i përgjegjësisë për aksidentin. Drejtuesit e mjeteve shkaktare përjashtohen nga mbulimet e TPL-ve.
Dëmet materiale në mjetet shkaktare do të mbuloheshin me sigurimin KASKO, ose MINIKASKO.
Drejtuesi i mjetit shkaktar mund të mbulohej nga polica, përmes sigurimit për aksidentet personale apo sigurimet shëndetësore private, në rast dëmi, të cilat mund të ofrojnë mbështetje financiare shtesë për drejtuesin ose familjarët e tij, në varësi të kushteve të policës.
Ky aksident mbetet një tjetër thirrje për reflektim mbi nevojën për më shumë kujdes në rrugë.
Po ashtu aksidenti merr vlerën për më shumë kulturë sigurie dhe më shumë njohje të instrumenteve financiare, që mund të mbrojnë qytetarët dhe familjet e tyre në situata të rënda e të paparashikueshme.




