16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen blerjet online/ SIGAL UNIQA, pararojë e tregut të sigurimeve. Siguracioni në...

Shtohen blerjet online/ SIGAL UNIQA, pararojë e tregut të sigurimeve. Siguracioni në celularin tuaj dhe dhurata çdo muaj

Bazuar në rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit (TIK) gjatë vitit 2022, nga grup-mosha 16-74 vjeç, e përdorin internetin 82,6% e popullsisë, nga të cilët 91,6% e përdorin disa herë gjatë ditës.

99,9% e individëve kanë përdorur aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet. Ndërkohë 23,5% e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 20,8% nëpërmjet kompjuter / desktop dhe 13,1% nëpërmjet tabletit.

Më shumë e-blerje (blerje online)

Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart).

Blerjet “online” janë kryer nga 34,7% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej rreth 13,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021.

Ndër blerjet “online”, rritje të konsiderueshme zenë edhe siguracionet e automjetit, shëndetit dhe pronës.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike.

Sot, SIGAL UNIQA vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me “SIGAL ONLINE“, e cila ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt nga celulari apo laptopi siguracionin që ju nevojitet, pavarësisht se ku ndodheni.

Shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO”

SIGAL UNIQA Group Austria nuk ndalet me surprizat dhe dhuratat fantastike, me të cilat përpiqet të shpërblejë sa më shumë klientë, në çdo periudhë të vitit.

Shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO” është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve, i vlefshëm për të gjithë klientët që zgjedhin të blejnë nga celulari apo laptopi siguracionet që u nevojiten.

Dhuratat janë të shumta dhe të ndyshme çdo muaj, ndërsa fituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore mes mijëra kuponave të blerjeve online.

Loja promocionale do të zhvillohet gjatë gjithë vitit 2023, me shorteun që do të hidhet LIVE në Facebook-un zyrtar të SIGAL UNIQA.

Por si mund të bëheni pjesëmarrës në këtë lojë promocionale?

Shumë thjesht! Të gjithë ata që blejnë me kartë bankare një siguracion gjatë periudhës 12 mujore në www.sigal.com.al  qoftë siguracion prone, shëndeti apo automjeti, bëhen automatikisht pjesëmarrës në lojën promocionale.

Por çfarë dhuron SIGAL UNIQA çdo muaj?

  • Check Up në një prej klinikave më të mira në Shqipëri
  • TeleShëndet (Aplikacioni që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës, 7 ditë të javës)
  • Sigurimi i Pronës nga Zjarri dhe Fatkeqësitë Natyrore
  • Dhe në muajt që luan Kombëtarja Shqiptare e Futbollit bileta për të ndjekur LIVE në stadium ndeshjet e djemve kuqezi.

Shorteu i muajit janar: 

 

BLI ONLINE SIGURACIONIN QË TË NEVOJITET NË WWW.SIGAL.COM.AL DHE BËHU TI FITUES I LOJËS PROMOCIONALE QË ORGANIZON KOMPANIA MË E MADHE E SIGURIMEVE NË SHQIPËRI.

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Për çdo paqartësi shkruani në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 60 62 829

LEXO EDHEProfesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat