17.5 C
Tirana
Wednesday, May 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëshironte të diplomohej, por 18-vjeçarja shqiptare humb betejën me kancerin/ LETRA që...

Dëshironte të diplomohej, por 18-vjeçarja shqiptare humb betejën me kancerin/ LETRA që i preku të gjithë

Një 18-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur luftën me tumorin ditën e djeshme. Ajo ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste. Bëhet fjalë për Gerta Allushi, një vajzë që vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e saj i ka prekur të gjithë dhe persona të shumtë kanë reaguar në rrjetet sociale.

Mes tyre, ka qenë edhe Ardit Gjebrea, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Gertës.

 

“Tashmë është një engjëll! 18 vjeç… deri në fund me buzëqeshjen e saj karakteristike, Gerta Allushi ndahet nga jeta në një spital në Itali ku jetonte me familjen pas një sëmundje të rëndë që e zbuloi që 14 vjeç. Edhe pse nuk i njoh, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes”, shkruan Gjebrea

Vdekja e 18-vjeçares ka gjetur hapësirë edhe në mediat italiane.

Dy vite më parë ajo mori pjesë në projektin e këngëve të kantautorit dhe muzikoterapistit Marco Anzovino, një laborator i krijuar së bashku me pacientët e tjerë të Zonës Rinore të CRO. Gjimnazistja Grigoletti, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.

Letra e Gertës:

“Një gjë për të cilën shpesh jam qortuar nga familja dhe njerëzit e mi të dashur, por për të cilën në të njëjtën kohë edhe lëvdohem, është fakti që vijova të studioj dhe të bëj atë që bëja gjithmonë, në çdo moment të sëmundjes, edhe në ato më të vështirët.

Kam menduar gjithmonë që ishte e vetmja zgjedhje që kisha, fundja i thoja vetes, jam adoleshente, çfarë mund të bëj tjetër?! Nuk doja në asnjë mënyrë që të ndihesha ndryshe, apo thjeshtë të më shihnin si një vajzë të sëmurë, edhe ndonëse isha.

Tani që e mendoj, mundesha fare lehtë që t’i lija të gjitha në pauzë, sepse kisha mjaft gjëra për të menduar e për të pësuar. Por çfarë kuptimi do të kishte patur? Thjesht, do isha mbyllur në vetvete dhe të lija sëmundjen që të merrte më të mirën nga unë, të më dënonte… dhe të më burgoste.

Ndaj vendosa të vijoj të bëj jetën time si gjithmonë, të studioj, të takoj miqtë e mi, të shqyrtoj çdo mundësi aktiviteti që më ofrohej, ndonëse me disa kufizime. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do e kisha privuar veten nga shumë momente, njohje dhe eksperienca që më ndryshuan mua si njeri dhe këndvështrimin tim për gjërat.

Mendoj se ka qënë një zgjedhje që më ka dhënë mundësinë të jem e lirë, që ta jetoja jetën që do kisha jetuar nëse nuk do isha sëmurë dhe të mos e lejoja sëmundjen që të më kushtëzonte.

Nuk mund të them se gjithçka ka qenë e thjeshtë, madje me raste jam sforcuar më shumë sa duhet, por kur e mendoj, them që ia ka vlejtur. Vendosa të jem e lirë, të ekzistoj dhe të jetoj pavarësisht sëmundjes”.

Shtimi i sëmundjeve kancerogjene

Sëmundjet kancerogjene janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit.

Bazuar në të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore.

Ato shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve duke përbërë kështu shkakun kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Edhe pandemia Covid-19 ka ndikuar në rritjen e këtij numri duke bërë që sot shifrat të jenë me të vërtetë të larta dhe secili prej nesh të ketë një të afërm apo të njohur të diagnostikuar me sëmundje tumoriale.

Sindromi i “COVID-it të Gjatë” është një përkufizim i ri në sistemet shëndetësore, që po merret me trajtimin e personave që kanë mbetur me pasoja në shëndet nga infektimi me Sars Cov-2.

Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona, që kanë kaluar infektimin, po vuajnë pasojat Post-COVID dhe tashmë do të jenë një barrë e re për sistemin shëndetësor në vend.

Por tashmë, falë kompanive të sigurimeve, çdokush ka mundësinë që ti ofrojë vetes kushte optimale për të ndjekur sëmundjen dhe për ta kuruar atë.

SIGAL UNIQA Group Austria ishte kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri që solli Sigurimin “Jetë Plus”, dedikuar krejtësisht sëmundjeve të rënda siç është edhe kanceri.

Kjo policë sigurimi mbulon gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh duke nisur nga:

– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj

– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar

– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit

– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.

– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.

– Mbulim për çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.

Çmimi? Shumë i ulët në krahasim me atë çfarë ofron, 200-300 euro në vit.

Por SIGAL UNIQA Group Austria nuk ndalet me kaq.

Për të ofruar mundësi të reja, novatore dhe më efikase për të patur një trajtim sa më të mirë në rast prekjesh nga kanceri, këtë fillimviti SIGAL UNIQA do të hedhë në treg një tjetër produkt sigurimi shëndetësor, dedikuar plotësisht Kancerit.

“Sigurimi për Kancerin” është një policë e veçantë, e krijuar për të ofruar ndihmë financiare për ata që diagnostikohen me sëmundjen e vështirë.

Një policë specifike që ofron mbulim për çdo gjë që lidhet me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes, duke përfshirë shtrimin në spital, kimioterapinë, radioterapinë, kirurgjinë, etj.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat