12.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1165 aksidente rrugore dhe 1599 të aksidentuar gjatë 2022/ Shkaqet, pasojat financiare...

1165 aksidente rrugore dhe 1599 të aksidentuar gjatë 2022/ Shkaqet, pasojat financiare dhe roli i “sekserëve”

Siguria rrugore vijon të jetë një nga çështjet problematike dhe që kërkon më shumë vëmendjen e autoriteteve.

Gjatë gjithë vitit 2022 në Shqipëri janë regjistruar 1.165 aksidente rrugore.

Sipas të dhënave nga INSTAT, vetëm në muajin dhjetor 2022 numërohen 105 aksidente rrugore.

Ndërkohë numri i personave të aksidentuar gjatë vitit 2022 është 1.599.

Vetëm gjatë muajit dhjetor, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 120 persona dhe në shumicën e rasteve shkak i këtyre aksidenteve kanë qenë drejtuesit e mjeteve.

Sipas statistikave në 79,0% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në 14,3% të rasteve, në vitin 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore në Dhjetor 2021”, vlerëson INSTAT.

Aksidentet rrugore, një kërcënim real i Sigurisë Kombëtare

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i vdekjeve në botë nga aksidentet në trafik mbetet shumë i lartë, më 1.35 milion banorë që vdesin çdo vit.

Por, përveç viktimave, të prekur nga aksidentet në trafik janë edhe familjarët e tyre, komuniteti dhe shoqëria në përgjithësi.

Duke parë numrin e lartë të aksidenteve rrugore dhe qytetarëve që ato prekin, direkt apo indirekt, shumë ekspertë i cilësojnë ato si cënim të Sigurisë Kombëtare. Kjo edhe për shkak të komponentëve të tjerë të përfshirë, siç janë ekonomia, tregu i punës, shëndetësia dhe cilësa e jetesës në përgjithësi.

Aksidentet rrugore, një nga sfidat kryesore të sigurisë njerëzore në shekullin XXI.

Nga shtatori i vitit 2001, çdo vit, nga sulmet të evidentuara si terroriste janë vrarë rreth 50 njerëz në BE, rreth 10 në SHBA, 7 në Kinë dhe 25,000 në të gjithë botën – kryesisht në Irak, Afganistan, Nigeri dhe Siri.

Në aksidente rrugore, çdo vit mesatarisht vdesin rreth 80,000 evropianë, 40,000 amerikanë, 270,000 kinezë dhe 1.25 milion njerëz në të gjithë botën, çka tregojnë qartë se duhet ti frikësohemi më shumë aksidenteve në rrugë sesa sulmeve potenciale terroriste.

Shqipëria, më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore se norma e BE

Edhe Shqipëria përballet me një numër të lartë të aksidenteve rrugore.

Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesën e kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve, përdorimin e mjeteve të përdorura për një kohë të gjatë në Evropë nga ku edhe importohen etj.

Tirana dhe Lezha janë qarqet ku kanë ndodhur më së shumti aksidente rrugore, të shkaktuara kryesisht nga shoferë të moshave 25- 34 vjeç.

Disa nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Shqipëri:

Në një intervistë të mëparashme CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari, rëndiste disa prej shkaqeve kryesore pse Shqipëria ka një numër kaq të lartë aksidentesh rrugore.

  1. Një nga shkaqet më të rëndësishme është drejtimi i mjetit pa praktikën e duhur, drejtimi i tij në moshë të madhe, humbja e reflekseve dhe kontrolli i mjetit. Situata në rrugë është e gjithanshme por reflekset dhe komandimi i saj nuk mund të merren me një patentë të blerë apo me një makinë të vjetër që ka bërë mijëra kilometra dhe që nuk lejohet të qarkullojë në Europë, për shkak të mbikalimit të limit të lejuar të kilometrave të përshkruar dhe parametrat që mbart.
  2. Infrastrukura rrugore. Nuk ka asnjë normë qarkullimi, pasi diku punohet e diku zgjerohet, diku tjetër rikonstruktohet por nga ana tjetër lejohet kalimi i automjeteve e të tjera situata si këto, të cilat nuk paralajmërohen pa asnjë shenjë dalluese, pa asnjë sinjalistikë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Sa aksidente kanë ndodhur në këto rrugë? Të gjithë e dimë, por të gjithë heshtim. Por kush është përgjegjësi dhe pse nuk penalizohet së paku financiarisht për dëmet e shkaktuara?
  3. Mjetet tejet të përdorura në rrugë të këqija. Çdokush ëndërron të blejë një makinë, por që të blesh një makinë të re do të thotë të ëndërrosh dyfish. Ajo se çfarë ndodh në Shqipëri është se Qeveria Shqiptare ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë, edhe përmes aplikimit të taksave të ulëta, mjetet e përdorura. Kush është arsyeja për këtë? Rreth 50 mijë mjete të përdorura shiten çdo vit kundrejt 3000 makinave të reja.
  4. Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse. Ato rrugë që janë ndërtuar dhe që janë ana pozitive e zhvillimit të vendit janë sot nën sulmin e njerëzve të pandërgjegjshëm, por edhe në papërgjegjshmërinë e strukturave shtetërore për mbrojtjen e rrugëve.
  5. Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit. Mungesa e kontrollit nga policia dhe drejtimi i automjetit nga përdoruesë nën efektin e alkoolit, përbëjnë arsyet kryesore të 50% të aksidenteve në Shqipëri. E keqja më e madhe është se këta përdoruesë nuk kontrollohen në vendin e aksidentit ose nuk shënohet në proces-verbalin e policisë, në mënyrë që personi të mos dënohet dhe të përfitojë nga siguracioni. Një investim i detyrueshëm me regjistrimin online të çdo rasti do të shmangte përgjegjësinë dhe do bënte të mundur uljen e përdoruesve të alkoolit.
  6. Sistemi rrugor shqiptar, i cili nuk ekziston askund, pa asnjë sinjalistikë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë mbrojtje. Këto ishin rrugët e ndërtuara në socializëm ku kalonte Zisi e Saurreli dhe kur nuk flitej për mbrojtëse rrugësh, përveç rasteve kur thuhej se makina doli nga rruga dhe ra në humnerë. Nga ana tjetër, në shumë rrugë, këto sinjalistika janë vjedhur dhe në shumë segmente rrugore janë vendosur keq, duke krijuar kaos dhe në jo pak raste në shumë automjete kanë hyrë deri tek timoni, vetëm nga vendosja me ndërprerje e këtyre mbrojtëseve.

Aksidentet rrugore nuk kanë pasoja vetëm për ata që kanë fatin e keq të humbin jetën në to. Pasojat që shkaktohen edhe për personat e lënduar, familjarët e tyre, komunitetin, shoqërinë dhe cilësinë e jetës në përgjithësi, janë kosto të mëdha për të gjithë ekonominë e vendit.

Humbja e jetëve apo lëndimi i personave që janë pjesë aktive e forcës punëtore kanë pasoja ekonomike edhe për familjet e tyre. Duke qenë se numri më i madh i aksidenteve shkaktohen në vendet me të ardhura të ulëta, këto pasoja kanë efekte direkte në rritjen e varfërisë së këtyre familjeve.

Numri i ditëve të punës që të aksidentuarit humbin, edhe nëse kanë fat dhe e mbijetojnë aksidentin, ndikon në të ardhurat personale dhe ekonominë familjare. Përveç kësaj, aksidentet gjenerojnë edhe shpenzime tjera që janë vështirë të përballueshme për të prekurit si: shpenzimet për funeral, shpenzime për procedura eventuale ligjore, shpenzime administrative, shpenzime mjekësore etj.

Jo rrallë herë të përfshirë në aksidente janë ata që përbejnë pjesën më produktivitetin më të madh ekonomik për një vend: biznesmenë, menaxherë, ekspertë, mjekë, inxhinierë etj. Kjo nënkupton se aksidentet do të kenë efekte të drejtpërdrejta edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Por të aksidentuarit janë edhe mbajtës të familjeve dhe burimi i vetëm financiar, me të cilat familjet jetojnë. Kështu, aksidentet rrugore u pamundësojnë atyre qasjen në plotësimin e nevojave të ditore.

Aksidentet rrugore edhe vlerësohen si kërcenim për sigurinë shëndetësore sepse ato rrisin numrin e personave që kërkojnë trajtim mjekësor. Gjatë viteve të fundit, faturat spitalore nga aksidentet rrugore janë disa dhjetëra milionë euro dhe për një shtet me kapacitete jo të mëdha ekonomike kjo shifër nuk është e vogël dhe e papërfillshme.

Si përfundim, mund të themi se aksidentet rrugore në Shqipëri përbëjnë një kërcënim serioz të Sigurisë Kombëtare.

Kostot financiare të aksidenteve rrugore dhe “skemat e sekserëve”

Por, veç kostos njerëzore, aksidentet kanë edhe kostot financiare, të cilat në Shqipëri, po t’i referohemi Bankës Botërore, është rreth 130 milionë euro në vit.

Por kostot e aksidenteve nuk prekin vetëm ekonominë e vendit por efekti më i drejtpërdrejtë shkon te qytetarët e dëmtuar, edhe pse ata janë të siguruar…

Pse ndodh kjo?

Sepse ka vite që është krijuar një skemë mirëfilli korruptive, nga një grup abuzuesish ekspertë, vlerësues dëmesh dhe avokatë që manipulojnë shkaqet dhe fajtorët e vërtetë të aksidenteve, duke devijuar në mënyrë të qëllimtë edhe të drejtën e dëmshpërblimit ose duke ia kaluar fajin një pale që nuk është fare prezent në aksident.

Të parët që shkojnë te koka e të aksidentuarit apo te familjarët e tyre, janë individët që përgatitin skemat e vjedhjes së të dëmtuarit.

Qytetarët, shpeshherë edhe nga mosinformimi, sepse e drejta e dëmshpërblimit i takon kujtdo që ka pësuar aksident dhe nuk ka qenë fajtor i aksidentit, bien pre e këtyre mashtrimeve dhe hedhin edhe firma pa e ditur se për çfarë po i hedhin dhe në fund ose nuk marrin asgjë që u takon ose në rastin më të mirë marrin vetëm gjysmën e shumës që u takon nga dëmshpërblimi.

Kjo ka krijuar situata të paqarta dhe mungesë besimi te kompanitë e sigurimit, kur, në fakt, edhe vetë kompanitë janë të dëmtuara në këtë rast dhe atyre u intereson që dëmin ta marrë pala që i takon dhe mbi të gjitha ta marrë në masën 100% dhe jo ta ndajnë me ndërmjetësit. Sepse, kur klienti është i kënaqur, rrjedhimisht i beson kompanisë së sigurimit dhe mbetet klient besnik.

LEXO EDHEAksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve humbisni kohë dhe para

Dëmshpërblimi i drejtpërdrejtë dhe i përcaktuar qartë me skeda, me foto nga vendngjarja e aksidentit, një komision mjekësor i qartë dhe i pakorruptuar që di ta bëjë në mënyrë të saktë vlerësimin e dëmit dhe masën e dëmshpërblimit, do rriste besimin e kompanive të sigurimit, do të eliminonte palët përfituese që përfitojnë nga ngjarja, , do të ulte evazionin fiskal sepse çdo gjë do të bëhej sipas rregullave dhe pa para nën dorë, familjarët do të merrnin atë çfarë u takon dhe do sillte klientë të kënaqur dhe me besim te kompanitë e sigurimit.

LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Gjykata Kushtetuese godet të dëmtuarit në aksidentet rrugore

Por ndërkohë që fenomeni i përmendur më sipër duhet luftuar, një vendim i fundit I Gjykatës Kushtetuese, e përkeqëson situatën.

Nga 5 % që ishte në ligjin organic, avokatët tashmë mund të bëjnë dhe përfitojnë në kontratat e të dëmtuarve sa të duan, deri në 100 %  duke e kondideruar fatkeqësinë apo dëmet shëndetësore si biznes .

Ndërkohë që në të gjithë botën është përcaktuar qartë si bëhet vlerësimi për avokatët në rast trajtimi të dëmeve shëndetësore.

LEXO EDHEJa pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat